Aksident në aksin rrugor Laç-Patok, humb jetën shoferi 22-vjeçar

188
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Drejtuesi i mjetit Redon Zefi, 22-vjeç banues në Laç ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Sakaq grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.