Endrit Braimllari: Pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet çdo ditë me abuzime marramendëse me fondet publike

178
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka vazhduar të nxjerrë të palarat e qeverisë “rilindase”, ku këtë herë tha se, “Pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet çdo ditë me abuzime marramendëse me fondet publike”.

“Qeveria kalon në parlamentin monist ligje klienteliste PPP, shkel hapur dhe pa asnjë përgjegjësi Kushtetutën.  Ministritë, Drejtoritë e pergjithshme menaxhojnë fondet publike me tendera fiktive. Bashkite bëjnë të njëjtën gjë.”,- është shprehur më tej Braimllari në një postimi të tijin të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Reagimi i tij i plotë:

Pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet çdo ditë me abuzime marramendëse me fondet publike.

Në çdo raport ndërkombëtar del qartë si qeveria më e korruptuar. Pushteti monist i rilindjes nuk njeh konkurrencë në prokurimet publike si ato të (Fatos Tushës).

Prokurime fiktive me mungesë të barazisë në garë, të paracaktuara për klientët e pushtetit monist në kurriz të qytetarëve.  Çdo administrim pushteti i Rilindjes është pasqyra e Edi Ramës.

Qeveria kalon në parlamentin monist ligje klienteliste PPP, shkel hapur dhe pa asnjë përgjegjësi Kushtetutën.  Ministritë, Drejtoritë e pergjithshme menaxhojnë fondet publike me tendera fiktive. Bashkite bëjnë të njëjtën gjë.

Pra, shumë e qartë, kemi të bëjmë me një pushtet abuzues dhe të korruptuar, çdo gjë është pasqyrë e atij që e drejton, e Edi Ramës.