Endrit Braimllari: Më 25 prill do të hapim vende të reja pune, do të kthejmë shpresën te të rinjtë!

209
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe  drejtuesi politik, kandidati i LSI për Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka postuar një video nga Kolonja, teksa shihet përbri disa të rinjve kolonjarë, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Braimllari shprehet se këta të rinj do të votojnë LSI-në më 25 prill, sepse LSI është partia e të rinjve që e duan vendin dhe se më 25 prill do të hapen vende të reja pune, duke rikthyer shpresën tek ta. Mesazhi i Endrit Braimllarit: Përshëndetje nga Kolonja. Votuesit për herë të parë votojnë LSI. LSI partia e të rinjve që e duan vendin. Më 25 prill hapim vende të reja pune kthejmë shpresën tek të rinjtë!