Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pritet në një takim madhështor nga nënat dhe vajzat fierake

290
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me gratë në Fier

Po binde nënat, vajzat për të luftuar për të drejtat e ke fituar betejën

Dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u takua me grad he të rja në Fier. Kryemadhi, duke parë entuziazmin e grave dhe të reja vë në Fier, u shpreh se fitorja e LSI është e padiskutueshme.

25 prilli do ndëshkojë çdo padrejtësi

Ne që merremi prej vitesh me politikë, e dimë shumë mirë që po nxore gruan nga shtëpia, po binde nënën, po binde bashkëshorten, po binde vajzën, po binde nusen, që të dalë nga shtëpia për të kërkuar të drejtat e saj, ta dini që ajo sfidë është e mbaruar. Nuk thonë kot “kush ka vajza botën ka”. Unë jam e bindur që fitorja e LSI-së në qarkun e Fierit, jo vetëm është e padiskutueshme, por është e konsoliduar, është e qëndrueshme, është e fortë dhe mbi të gjitha një fitore e cila buron nga shtëpitë e fierakëve dhe fierakeve, buron nga zemrat e fierakeve, buron nga shpirti i të rinjve dhe të rejave fierakë. Jam e bindur që 25 prilli jo vetëm do t’i kthejë në Fier, jo vetëm për të votuar dhe ndëshkuar çdo padrejtësi që u është bërë fierakëve, çdo padrejtësi që u është bërë familjeve fierake dhe familjeve shqiptare, për të ndëshkuar me votë çdo padrejtësi që u bëhet bizneseve fierake, shkollave dhe sistemit arsimor në Fier e kudo.  Sepse forca e gruas është një forcë që buron për të vetmen gjë që jetojmë ne gratë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Do të kthejmë identitetin e industrisë dhe përpunimit të naftës në të gjithë qarkun e Fierit

Unë  do t’ju kërkoja që të votonit numrin 6 në 25 prill. Edhe ne numrin 6 e kemi numrin e LSI dhe do ju kërkoja që secila  nga ju të votonte shoqen, miken e saj që ka në atë listë. Ju e dini shumë mirë që vëllezërit tuaj, bashkëshortët tuaj, kanë luftuar për statusin e naftëtarit dhe e dini shumë mirë se sot një naftëtar, jo vetëm që nuk arrin dot, të marrë statusin e tij dhe të shpërblehet me një pension të mirë, por përkundrazi tallen  me ta, i gënjejnë, i mashtrojnë, i sorollasin. Nuk përpunohet asnjë litër naftë sot në qarkun e Fierit, por përkundrazi e gjithë nafta, pasuria e juaj, ikën jashtë dhe të gjithë konsumojmë naftë importi, për të cilën e gjithë valuta shqiptare po përsëri ikën jashtë. Po kjo çdo të thotë, do të thotë varfëri për familjet fierake, do të thotë punëtorë që punojnë në sistemin e naftës të papaguar. E pra unë angazhohem këtu si nënë, si vajzë, jo si vajzë Fierake sepse nuk do më lërë Kejdi por si një motër dhe shoqe e juaj, që në do të kthejmë identitetin e industrisë  të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Të pakushtëzuar nga askush tjetër sepse nafta e gjithë qarkut të Fierit që mban buxhetin e shtetit.

T’i lërë punëtorët nga Bangladeshi e të bëjë pagën minimale 400 mijë lekë

Të gjithë dëgjuat batutat qesharake të kryeministrit që bënte në Shkodër për punëtorët që do të vijnë nga Bangladeshi dhe të gjithë gazetarët dhe rrjetet sociale u morën me meme, sesi mund të ndodhte po të vinin punëtorët nga Bangladeshi, por asnjëri nga ne nuk foli sesi ata që kanë fasonët e dinë shumë mirë dhe e kanë të pamundur për të paguar rrogën e një punëtori në fason me 400 mijë lekë. Para se të marri dhe të bëjë rrogat e punëtorëve nga Bangladeshi, nga Pakistani e nga të dojë ai me 400 mijë lekë, të bëjë rrogat e punëtorëve shqiptarë dhe t’u japë shansin dhe mundësinë bizneseve shqiptare që të bëjnë rrogat minimale me 400 mijë lekë.