Endrit Braimllari: LSI u përball me një armatë shtetërore dhe jo shtetërore që të godasin drejt për drejt LSI-në

187
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se kjo forcë politike është e fokusuar në zbardhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat i cilëson si masakër. Po ashtu ai nënvizon se LSI-ja ka denoncuar më prova dhe fakte, por që janë rrëzuar nga KAS, duke treguar se është bërë palë me qeverinë. Po ashtu Braimllari tha se LSI-ja u përball me një armatë shtetërore.

”Të gjitha energjitë tona janë të fokusuara në zbardhjen e së vërtetës për masakrën e 25 prillit. Ka qenë një masakër e mirëoragnizuar muaj më parë, duke filluar me përdorimin e administratës publike dhe parave publike. Ne kemi kërkuar hapjen e kutive për t’u riumëruar dhe për të parë sesi votat e pavlefshme shkonin tek PS.

Qoftë dhe një votë, është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. KAS vepron në mënyrë të njëanshme dhe kjo tregon se është bërë palë. KAS kas rrëzuar provat shtesë që ka paraqitur LSI. LSI u përball me një armatë shtetërore dhe jo shtetërore që të godasin drejt për drejt LSI-në.

Analistët e sponsorizuar drejt për drejt nga Edi Rama duna të heqin vëmendjen nga masakra e 25 prillit, siç është edhe Komisioni i Metës. Pse nuk flasin për masakrën e 25 prillit? Pse nuk e ngren zërin për këtë gjë? Jo të përdoren politikisht për të goditur LSI. Ne jemi në vazhdimësi të procesit. Në qendruam në bllok dhe LSI është një forcë e sakrificës që sakrifikon në emër të një marrëveshje dhe të një morali politik.

PD është në një garë të brendshme, dhe nuk dua të ndikoj. LSI u la në përballje frontale të drejtpërdrejtë me Rilindjen. LSI i përballoi të gjithë kundër të gjithëve. Të tjerët nuk arritën. Zoti Basha dhe PD janë fokusuar në një proces të brendshëm, kurse LSI është fokusuar në zbardhjen e kësaj masakra”,- tha Braimllari në prononcimin e tij.