Emërimet nga Parlamenti/ Mbi 50% e nstitucioneve të pavarura janë të paplotësuara nga Kuvendi, pasi pengohen nga interesat politike

172
Sigal

Emërimet e Kuvendit për organet e pavarura pengohen nga interesat politike

 

Nisur nga përvoja e legjislaturave të kaluara, shumë prej pozicioneve të reja rrezikojnë të mbeten bosh për shkak të interesave të ngushta politike

Ndërsa Kuvendi po bëhet gati që të zgjedhë 26 zyrtarë të rinj për dhjetë institucione të pavarura, përvoja e viteve të kaluara tregon se shumë prej posteve mbeten vakante për një kohë të gjatë, për shkak të lobingjeve dhe interesave politike.

Mbledhja e Posaçme e drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë për përzgjedhjen e kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Saga e pasuksesshme e Kuvendit për të plotësuar në tre vjet vendin vakant të Autoritetit të Dosjeve nuk është një rast i izoluar.Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë po bëhet gati për një raund të ri emërimesh në institucionet kushtetuese, ekspertët paralajmërojnë se nisur nga përvoja e legjislaturave të kaluara, shumë prej pozicioneve të reja rrezikojnë të mbeten bosh për shkak të interesave të ngushta politike. Sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, në dy legjislaturat e kaluara Kuvendi ka plotësuar brenda afatit vetëm 40-50% të vendeve vakante dhe i ka justifikuar vonesat me ‘alibi formale’ dhe pa bazë ligjore argumentuese.“Problemi kryesor është se Kuvendi nuk ka një mekanizëm verifikues, parandalues dhe reflektues, për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të kryer përmirësime në rregullore dhe në praktikën e punës,” tha Krasniqi.Vonesat, një praktikë e zakonshme. Sipas të dhënave , deri në fund të vitit duhet të zgjidhen 26 zyrtarë nga 10 institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj. Mes zyrtarëve që u mbaron mandati janë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi si dhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit të një organi kushtetues apo të krijuar me ligj. Megjithatë, afatet janë shkelur në një pjesë të madhe të rasteve dhe për gati ¼ e vakancave aktuale, mandatet kanë skaduar që në vitin 2019.Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, duhet të ketë 7 anëtarë, por aktualisht vetëm kryetarja e sapozgjedhur, Armela Krasniqi, është me mandat të rregullt ligjor.Për tre prej anëtarëve të AMA-s, mandatet kanë përfunduar në vitin 2019, ndërsa për dy të tjerë në korrik të vitit 2021. Megjithatë, Kuvendi ka dështuar deri më tani që t’i zëvendësojë anëtarët.“Kur vijojnë të marrin vendime individë me mandate të skaduara, është e pritshme që ata të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të përdorin votën për vendime jo transparente,” shtoi Krasniqi.