PD kërkon përjashtimin e kryeministrit Rama nga Kuvendi

604
Situata në seancën plenare të kësaj të enjteje është tensionuar, pasi gjatë deklaratës së kryeministrit Rama, deputeti Flamur Noka dhe disa kolegë të tij kanë rrethuar foltoren. Seanca është ndërprerë për pak minuta dhe me rifillimin e saj, tensioni ka vijuar. Këtë herë ka qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Plaoka që i ka kërkuar drejtueses së seancës, Valentina Leskaj, që të mbledhë Byronë për përjashtimin e kryeministrit. 
“Kërkojmë mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit. A i dëgjuat fjalët e tij? Foli për killera e horra dhe deputetët i konsideroi një kope delesh”, ka deklaruar Paloka, i cili më pas ka kërkuar dy minuta pushim. Me rifillimin e seancës, kryeministri Rama është përgjigjur duke thënë: “Nëse doni foltoren, mund ta merrni në krahë e ta çoni tek SHQUP-i”. “Nëse ju prekeni se unë flas për horra në sistemin e drejtësisë, më vjen shumë keq për ju. Nëse drejtësisë i kanë vënë damkën e një organizate kriminale, dhe këtë nuk e them unë, ky është problem i juaj”, ka thënë Rama.
Sigal