Elona Guri: Më 25 prill largohet qeveria e korruptuar dhe fitojnë familjet e thjeshta

223
Sigal

Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri ka vijuar takimet me qytetarët e qytetit bregdetar duke u shprehur se pas 25 prillit do të largohet qeveria e korruptuar, teksa do të fitojnë sipas saj familjet e thjeshta.

“Më 25 prill do fitojnë familjet e thjeshta, banorët e thjeshtë të qarkut të Durrësit të cilët janë braktisur më shumë se kushdo tjetër nga “Rilindja” në momentet e tyre më të vështira.

Edhe pak ditë dhe do e largojmë qeverinë e korruptuar e të papërgjegjshme dhe do ua kthejmë qarkun e Durrësit dhe mbarë Shqipërinë njerëzve të zakonshëm të cilët meritojnë të jetojnë me dinjitet”, ka shkruar Elona Guri.