Mes zhurmueseve dhe tensionit, mazhoranca voton projektligjin për “Investimet Strategjike”

18
Sigal

Deputetët e mazhorancën kanë kaluar me shpejtësi edhe projektligjin  për disa ndryshime në ligjin për “Investimet strategjike”, mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës së bashkuar.

Projektligji  për ndryshime në ligjin për Investimet Strategjike ishte në pikën 5 të rendit të ditës.

Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

Ditën e djeshme (6mars), nënkryetari i Rithemelimit, Gazmend Bardhi se ky është një ligj i cili duhet të ishte në favor të interesit të vendit, por do t’i shërbejë zaptuesve të pronave publike dhe atyre që pastrojnë paratë.

Deputetët e opozitës së bashkuara, ashtu siç kishin paralajmëruar pamundësuan normalitetin  e seancës, për shkak se sipas tyre, opozitës i janë hequr të drejtat kushtetuese.

Mes zhurmueseve dhe tensionit, mazhoranca voton projektligjin për