Elona Guri, banorëve të Durrësit Më 25 prill “Rilindja” do shporret përgjithmonë ndaj mos kini frikë e mos pranoni t’ju kërcënojnë me bukën e gojës por jepuni ndëshkimin që meritojnë!

290
Të nderuar banorë të qarkut të Durrësit,
Duhet të dini që:
📌 Më 25 prill vota nuk mund të fotografohet. Është vendosur që qytetari të mos lejohet të futet në qendër të votimit me aparat celular.
Ndaj, askush të mos ju bëjë më presion apo të përpiqet t’ju blejë votën në shkëmbim të fotografimit të votës. VOTONI TË LIRË.
📌 Gjithashtu për herë të parë do të instalohen kamera vëzhguese në çdo qendër votimi. Një kamerë që do të monitorojë gjithë procesin e votimit, por jo fletën e votimit.
Ndaj mos lejoni t’ju frikësojnë apo intimidojnë. VOTONI TË LIRË.
📌 Që nga data 25 mars 2021 asnjë i punësuar në administratë nuk mund të shkarkohet nga puna. Nëse e bëjnë këtë do kryejnë vepër penale dhe do përgjigjen përpara drejtësisë. Ndaj, VOTONI TË LIRË DHE PA FRIKË.
Më 25 prill “Rilindja” do shporret përgjithmonë ndaj mos kini frikë e mos pranoni t’ju kërcënojnë me bukën e gojës por jepuni ndëshkimin që meritojnë.
Elona Guri
LSI Durrës
Sigal