Zgjedhjet e vetëqeverisjes vendore pretendojnë se do i fitojnë tre subjekte zgjedhore. Partia Socialiste pretendon se do fitojë mbi 45 bashki. “Bashkimi për Fitore” pretendon më shumë se 45-së. Partia Demokratike ka një tjetër optikë. Drejtuesit e Përkohshëm të saj synim kryesor në këto zgjedhje të vetëqeverisjes vendore kanë “fitimin e partisë” !
Partia Socialiste ka dhjetë vjet në pushtet, dhe qeveris e vetme prej katër vjetësh edhe 59 bashki.
Kurajo e madhe të pretendosh të fitosh përsëri dy të tretat e bashkive.
Subjekti “Bashkimi për Fitore”, ka dy lider që e artikulojnë fitoren e thellë nëpërmjet Ilir Metës dhe Sali Berishës. Berisha si argument për fitoren artikulon tezën se “Partia Demokratike është më e fort se kurrë dhe ka koalicionin më të madh në historitë elektorale” !
Enkeled Alibeaj pretendon se pas zgjedhjeve do të organizojnë një proces zgjedhor për të krijuar të “djathtën” !
Erdhi momenti të shikojmë, se sa realistë janë parashikuesit.





















