Elbasan/ Ndërpritet transmetimi për mediat, Ben Blushi kërkon fjalën

559
Në Kongresin që socialistët po mbajnë në Elbasan, një ngjarje e paprecentë ka ndodhur. Të pranishëm kanë qënë edhe kryeministri Rama dhe kundërshtari i tij për garën për kryetar partie, Ben Blushi. Në momentin që do të fliste zv/kryeministri Niko Peleshi, është ndërprerë transmetimi për mediat. Nuk dihet se kush e ka dhënë urdhërin, ndërkohë që Ben Blushi mësohet se ka kërkuar disa herë të marrë fjalën por nuk i është dhënë. Mësohet që Ben Blushi ka marrë fjalën. por është ndeshur me reagime të forta nga salla, ku me dhjetra të pranishëm janë larguar. 
“Për mua nuk ka rëndësi partia, por Shqipëria. E pyes përballë Edi Ramën, pse nuk do zgjedhje?”, ka thënë Blushi. “Këtu ka banditizëm. S’kam frikë të them të vërtetën, vërshëlleni sa të doni”, u ka thënë Blushi të pranishëmve. Në përfundim të fjalimit, deputeti socialist ka braktisur sallën i shoqëruar nga truprojat. Blushi ka deklaruar se në sallë ka pasur njerëz të armatosur, të cilët sipas tij kishin inskenuar diçka. Por policia e Elbasanit ka reaguar duke i mohuar këto deklarata dhe duke theksuar se, “personat që ndodheshin në sallë janë kontrolluar të gjithë”.
Sigal