“Sagem” fsheh çdo vit 4.5 miliardë lekë taksë TVSH, duke shitur 312 mijë Pasaporta e Karta në vit pa faturë tatimore!

635
Skandali që po publikojmë sot është pjesë e investigimit të bërë prej gazetës “Telegraf”, lidhur me kontratën koncesionare të prodhimit të Pasaportave e Kartave të Identitetit prej firmës “Sagem” e cila përdor edhe identitetin tjetër “Safran Morpho”. Përvec cilësisë së dobët të prodhimit të Kartave të Identitetit, të cilat përthyhen e dëmtohen lehtë si “kartë-vizitat” prej kartoni, këto janë edhe të pa sigurta, lehtësisht të falsifikueshme. Po kështu edhe pasaportat, janë prodhim cilësi e dobët, pa standarde sigurie si pasaportat e vendeve të BE, duke mos pasur gjithë elementët e nevojshëm e të detyrueshëm të sigurisë, pa llogaritur pasigurinë dhe primitivitetin e serverit të të dhënave që “Sagem” ka krijuar dhe e përdor si monopol privat, duke ia shitur e duke mos ia ofruar në kohën dhe me të dhënat e plota institucioneve shtetërore shqiptare e atyre ndërkombëtare të anti-krimit, hetimit e zbatimit të ligjit. 
“Sagem”, prej 8 vitesh koncesion po fsheh për çdo vit 4.5 miliardë lekë taksë 20% TVSH
Por ka edhe një skandal-krim financiar, që vazhdon të bëhet prej kompanisë “Sagem”, apo “Safran Morpho”, siç vazhdon të vetë-prezantohet kjo kompani pas marrjes së koncesionit. E kemi fjalën për një abuzim të rëndë financiar me shitjen e kuponëve që blejnë qytetarët në sportelet e “Posta Shqiptare”, për t’u pajisur me Pasaporta dhe Karta Identiteti. Është plotësisht e sigurtë dhe tashmë e faktuar me kuponët konkret që prej afro vitesh “Sagem” shet përditë nëpërmjet shërbimit “Posta Shqiptare” në të gjithë Shqipërinë. Shitja e këtyre kuponëve fsheh një abuzim financiar me ëprmas të mëdha, që “Sagem” e bënë lirshëm dhe në sy të shtetit shqiptar, i pa shqetësuar nga institucionet që kontrollojnë, parandalojnë dhe bllokojnë krimin ekonomik-financiar. Procedura, ose më sakt “linja” e këtij skandali ndjek këtë rrugë: Kompania koncesionare “Sagem” prodhon Pasaporta e Karta Identiteti, me të cilat pajis shtetasit shqiptar. Këtë prodhim “Sagem” e bënë sipas kontratës, në raport me numrin të kërkesave që i bëhen nga shtetasit shqiptarë. Që të pajisesh me pasaportë, pas procedurave të verifikimit prej policisë së shtetit, blen një kupon në “Posta Shqiptare” e cila në bazë të një kontrate shërbimi shet kuponët e “Sagem”. Këto kuponë nuk i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar, pra taksës 20% TVSH. Investigimi që ka bërë gazeta “Telegraf”, ka zbuluar krimin financiar të bërë prej kompanisë “Sagem” me kuponët që shet nëpërmjet “Posta Shqiptare”. Kompania “Sagem”, prej afro 8 vitesh çon çdo ka muaj për shitje në “Posta Shqiptare” kuponët që blejnë shqiptarët si pagesë për pajisjen me Pasaporta e Karta Identiteti. Por i fut në “Posta Shqiptare” me faturë të thjesht e jo me faturë tatimore siç e detyron ligji, duke iu shmangur taksës 20% TVSH për çdo kupon financiar që shet! Edhe “Posta Shqiptare” bënë hyrje sasinë e kuponëve të “Sagem” pa faturë tatimore dhe pasi mban përqindjen për pagesën e shërbimit për çdo kupon të shitur, i arkëton kompanisë “Sagem” të ardhurat nga xhiroja (shitja) e kuponëve të Pasaportave e Kartave të Identitetit. Skandali ka të bilanc: Kompania “Sagem” ushtron koncesionin e saj që prej korrikut 2008 kur ligjëruar si koncesion, dhënë me klientelizëm prej ish-pushtetit, në kundërshtim më kriteret dhe me abuzime procedurash e dokumentacioni deri me falsitete të dhënash. Për çdo vit, kompania “Sagem” fsheh 4.5 miliardë lekë taksë 20% TVSH nga shitja e kuponëve, sipas bilancit që disponojnë llogaritë financiare të “Posta Shqiptare” dhe sipas librit të “Fletë daljeve”, burim informacioni i dhënë nga brenda kompanisë “Sagem”! Sipas akt-furnizimeve dhe shitjeve të palëve kontraktore “Sagem”-“Posta Shqiptare”, rezulton se kompania “Sagem” 1 herë në 4 muaj, çon çdo vit për shitje tek “Posta Shqiptare” 144 mijë kuponë për Pasaporta të Thjeshta me vlerë shitje 7500 lekë të reja. Po kështu, çon për shitje 120 mijë kuponë për Karta Identiteti, me çmim 1500 lekë të reja. Çon çdo vit 48 mijë kuponë për “Pasaporta urgjente” me vlerë 15 mijë lekë të reja. Në total, kompania “Sagem” nxjerr në shtije 312 mijë kuponë në vit, për pasaporta e Karta Identiteti. Gjithë këtë sasi kuponësh financiar të Pasaportave e Kartave të Identitetit, që sipas letrave çuditërisht nuk kalojnë as në “Thesarin e Shtetit”, kompania “Sagem” e shtet pa faturë tatimore siç e detyron ligji shqiptar mbi tatimet! Mjafton të bëhet llogaria dhe rezulton se çdo vit, kompania “Sagem” ka një xhiro shitjeje prej 22. 23 miliardë lëkë, vlerë për të cilën i shmanget qëllimisht detyrimit vjetor prej 4.5 miliardë lekë taksë 20% TVSH. Mos vallë, “letrat” e kësaj takse bëhen “prapa kuintave” dhe nga cilët?
—————————————
Cilat “duar” po e bllokojnë hetimin e dosjes “Sagem”, të denoncuar nga “Telegraf”?
Gazeta “Telegraf”, 1 muaj më parë iu drejtua 4 drejtuesve të lartë të shtetit e drejtësisë, mbasi ata “e kanë në dorë” luftën kundër korrupsionit, krimit, terrorizimit dhe sigurinë kombëtare. Iu drejtuam me mendimin, se ata do të reagonin e do të nisnin hapjen e dosjes “Sagem” në emër të ligjit, të dekriminalizimit, masave parandaluese ndaj terrorizmit, të sigurisë së vendit e të shqiptarëve dhe në emër të drejtësisë për të cilën kohët e fundit ata po mbajnë nga “24 orë fjalime” në ditë, por nuk nisin hetimin ndaj kësaj firme e cila nuk respekton as koncesionin për të prodhuar karta e pasaporta të sigurta dhe ushtron aktivitet biznesi në shkelje flagrante të ligjit, me praktikë e përmbajtje të plotë ”krim ekonomik financiar”! Nuk e dimë, nëse është “mungesë kohe” e krerëve dhe institucioneve të larta të shtetit, apo mungesë dëshire e “detyrim” për të mos nisur hetimin dhe procedimin penal ndaj firmës “Sagem” e cila vazhdon koncesionin me “letra të pista”. Por dimë faktin, që “Sagem” po mbush jo vetëm Shqipërinë por edhe Rajonin, shumë vende të BE e deri SHBA, Kanada, Australi e kudo, me pasaportat dhe kartat e pa sigurta që vazhdon e prodhon në Shqipëri, me… licencën dhe heshtjen e shtetit shqiptar! Pyesim: Cilat “duar” po e bllokojnë nisjen e hetimit të dosjes “Sagem”, të denoncuar nga “Telegraf”? Kujtojmë, që katër krerëve të lartë të shtetit e drejtësisë, u kemi kërkuar që të nis hetimi ndaj firmës “Sagem”, madje duke u dërguar të gatshëm edhe “pyetësorin” për çështjet që kjo kompani duhet të jap shpjegime publike, ose në “dhomat e drejtësisë” shqiptare e madje edhe të drejtësisë ndërkombëtare! Janë pyetje që kanë lidhje me këtë fakt: “Sagem” që prej ditës së parë të aktivitetit në Shqipëri e deri sot është kthyer në një “punishte” që prodhon karta e pasaporta pa elementë sigurie, që ka krijuar server të dhënash me “portë të hapur” për t’u blerë, shitur, kontrolluar, falsifikuar e përdorur prej krimit në çdo element identiteti. Në Shqipëri, nisur prej teknologjisë me të cilën “Sagem” prodhon karta, pasaporta e me teknologjinë që ndërton serverin, sipas informacioneve e raporteve sekrete të policisë së shtetit dhe shërbimeve të huaja inteligjente, por edhe sipas fakteve të përditshme që “zbulohen” nëpër banka, shkolla, zyra shteti, ambasada, aeroporte etj., rezulton se këto dokumente nuk prodhohen sipas standardeve të sigurisë të BE e të Perëndimit. Ato janë plotësisht të falsifikueshme e të hedhur në veprim si “origjinale” prej botës së krimit! Po kështu, kemi denoncuar në gazetë dhe kemi depozituar pranë 4 drejtuesve të lartë të shtetit e drejtësisë, skandalin që “Sagem” ka ndërtuar dhe prej 8 vitesh po mban nën kontroll monopol, një sistem serveri të dhënash të shqiptarëve, për të cilin nuk lejon as kontroll, as monitorim, as saktësi e gatishmëri bashkëpunimi me institucionet e luftës kundër krimit si policia, prokuroria, gjykata, anti-krimi, Interpoli, kufiri tokësor, detar e ajror, gjendja civile shqiptare dhe shërbimet e tjera ndërkombëtare, partnere të shtetit shqiptar. Skandali shkon deri në këtë absurd e turp të shtetit shqiptar, sa që “Sagem” nuk u jep asnjë të dhënë pa pagesë për institucionet që e përcakton ligji, madje nuk i jep as Ministrisë së Brendshme që është autoriteti kontraktor e kontrollues i saj, duke e përdorur serverin e të dhënave si pronë private e jo si arkiv pronë e shtetit shqiptar!
————————————————–
Firma “Sagem” nuk po zbaton specifikimet e sigurisë, përcaktuar në kontratën koncesionare 
Neni 3
Dhënia e Koncesionit 
3.1.2 Koncesioneri, do të sigurojë shërbimin e hartimit, përcaktimit, zhvillimit, zbatimit dhe operimit të Sistemit, i cili do të drejtohet përmes sistemeve të mëposhtme:
(ii) Sistemi i të Dhënave Biometrike. 
– Verifikimet e Aplikimeve kundrejt regjistrave të jashtëm, kur është e mundur në varësi të procesit të biznesit (Regjistri Kombëtar i Shtetasve, Regjistri i Policisë së Shtetit dhe Sistemi Automatik i Shenjave të Gishtave të Policisë (AFIS). 
Neni 30
Të dhënat e Autoritetit 
30.3 Në masën që të Dhënat e Autoritetit mbahen dhe/ose procesohen nga koncesionari. Koncesioneri do të furnizojë këto të Dhëna të Autoritetit ndaj këtij të fundit, siç do të kërkohet nga Autoriteti në formatin e përcaktuar me hollësi në programin 2 (Kërkesat e Autoritetit). Programin 3 (Zgjidhja e Koncesionerit) dhe ose në programin 22 (Menaxhimi i Daljes).
Neni 38 
Detyrime të Posaçme të Autoritetit
38.4. Autoriteti i garanton Koncesionerit aksesin në të dhënat e sistemit ekzistues Papillon AFIS.
Ja 10 mashtrimet, me të cilat “Sagem” fitoi shtyrjen 10 vjet të koncesionit, që shteti shqiptar i pranoi 
1. Për shkak të vullnetit të palëve Ministri e Brendshme-“Sagem” 
2. Për shkak të suksesit të procesit
3. Për shkak të mosparashikimit të kohës së koncesionit pas një kohe shumë të shkurtër
4. Për shkak të mos plotësimit të dokumentacionit në kohën e duhur
5. Për shkak të merakut për jetëgjatësinë e dokumenteve, të cilat që të jenë të plota duan 10 vjet e jo 5 vjet.
6. Për shkak të kompleksitetit të vetë sistemit
7. Për shkak përpjekjeve për të plotësuar një nga standardet e kërkuara për të qenë pjesë e BE-së lidhur me teknologjinë e përparuar, të cilën nuk e futëm do në kohë 
8. Për shkak të mos plotësimit të standardeve në përzgjedhje, për të pasur kohë për ofruar dokumente të sigurta dhe mundësi teknike për përdorimin e dokumentit elektronik, letërnjoftimit, si çelësi bazë për shërbime të tjera dixhitale që do të ndihmonin shoqërinë shqiptare, biznesin dhe shtetasit shqiptarë. 
9. Për shkak të lodhjes dhe merakut mbi 5 vjeçar për rinovimin e dokumenteve në përputhje me ligjet përkatëse që ka qeveria shqiptare, kompleksitetit e sistemit dhe mundësinë e mbajtjes së këtyre standardeve. 
10. Për shkak se Shteti Shqiptar, kur hartoi kontratën 5 vjeçare nuk e dinte që në këto lloj shërbimesh e sistemesh koha e kontratës duhet të jetë minimalisht 10 vjet. 
Sigal