Eksperti i PD: Ulja e taksave, instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit

145
Sigal

Eksperti i PD për ekonominë Dorian Teliti tha sot se ulja e taksave është një instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit.

Teksa u ndal tek një nga pikat e programit të PD për taksën e sheshtë tha se ruan fashën e pataksuar 300 mijë lekë.

“Ky është një instrument për të ndihmuar ekonominë shqiptare për t’u kthyer në shinat e zhvillimit.

Për sa i përket sistemit të taksimit, që të jetë e prekshme për qytetarët dhe të marrin fund shpifjet.

Ne angazhohemi të heqim taksën progresive mbi pagat.

Vendosim taksën 9% e sheshtë për pagat duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë. Shtresa e mesme, e fituar nga taksa e sheshtë. Kursimet që krijon taksa e sheshtë mbeten në xhepat e qytetarëve.

Totali i taksave lokale e qendrore mbi biznesin e vogël, jo më shumë se 0.5% tatim mbi xhiron. Të gjitha bizneset fitojnë një ulje të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18%”, deklaroi Teliti.