Sigal

Si narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton vendin! Raporti Italian mbi narkotrafikun shqiptar, dëshmon për dramën që po luhet mbi shpinën e shoqërisë. Separi narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton Shqipërinë! Sepse ajo nuk shkon për zhvillimin e tij, që do të arrihej vetëm me investime në sferën prodhuese, por orvatet dhe po ja del të pastrohet me rrugën më të shpejtë të mundeshme ,në tregun e pasurive të patundëshme, truaje, toka, kulla shumëkatëshe, kontrata koncensionare etj. As që pyet më, për histori, trashëgimi kulturore, vlera identitare etj. Kjo është super-flluska e cila krijon në mënyrë sureale çmime të pa imagjinueshme për sipërfaqe trualli, toke bujqësore pasuri të patundëshme por edhe të shërbimeve. Të gjitha këto, të papërballueshme për mbi 90 përqind të popullit i cili e siguron jetesën me punë apo biznes të ndershëm. Rezultati, shkretim, braktisje e vendit, mbyllje të sipërmarrjes, paralizë investimesh të huaja. Ndryshimi i këtij modeli është emergjencë kombëtare dhe bëhet vetëm me një alternativë të re politike.