Edmond Haxhinasto nuk mund të përfaqësojë inteligjencën dhe qytetarinë elbasanase

403
Sigal

Fushata elektorale mbaroi dhe fjalimet me altoparlantë shpeshherë, edhe të regjistruara përfunduan.  U palosën edhe letrat e shkruara në zyrat e partive, të cilat u jepeshin për të lexuar qytetarëve, të rinjve, të moshuarve  dhe fermerëve në këmbim të disa të hollave nën dorë. Por ajo që bie në sy është Qarku i Elbasanit, ku me dhjetëra të ardhur zbarkuan në këtë qytet, a thua se u shuan intelektualët dhe pasardhësit e atyre që hapën shkollat e para të diturisë  shqipe dhe që ndriçuan mendjet e të gjithë trevave shqiptare. Po përse diskriminohen pedagogët, profesorët, intelektualët, të rinjtë dhe të rejat e Qarkut të Elbasanit, duke i mbajtur larg listave për deputetë. Po përse duhet që Gramshi, Peqini, Cërriku, Librazhdi dhe vetë Elbasani të votojë për disa njerëz që rrinë në Tiranë, hanë e pinë  në Tiranë udhëtojnë gjithë javën jashtë shtetit dhe u duhet vota e këtij qarku për të përfituar dhe për t’u dukur në këto zona pas 4 vitesh. Çfarë e lidh Edmond Haxhinaston me këtë qark? Asnjë lidhje. Haxhinasto me prindër nga Shkodra dhe Përmeti kërkon të bëhet deputet në Elbasan. Ky është një skandal i  vërtetë. Do jetë turp i madh dhe fyerje për popullin e Elbasanit  dhe  intelektualët e saj, që të votojnë një njeri pa vlera dhe që s’ka lidhje me qytetin  sikurse është Edmond  Haxhinasto. Haxhinasto të japë llogari për të vërtetën e shitjes së  ujërave territoriale të bregdetit pasi ka qenë edhe  Ministër i Jashtëm.  Edmond Haxhinasto të japë llogari për rritjen e energjisë elektrike, mungesën e saj në fshatra, si dhe koncesionet e minierave të Librazhdit pasi ka qenë Ministër  i Ekonomisë më i paaftë dhe me skandalet më të mëdha . Mjafton të përmendim vjedhjet e CEZ-it,apo dështimet e tenderave të petroliumit dhe atyre të privatizimit të 4 HEC-eve. LSI-ja bëri zgjedhjen më të keqe pasi aty kishte mjekë, specialist drejtues të spitaleve, drejtorive Shëndetësore, inxhinierë, specialistë të bujqësisë  dhe të tjerë që e meritonin dhe që mund t’i jepnin vlera edhe Qarkut të Elbasanit edhe vetë LSI-së, e cila në Elbasan duket se ka dështuar pa filluar zgjedhjet.