Edi Rama shpall zgjedhjet e parakohshme në këtë datë?

554
Sigal

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Berlin, dhe sipas informacionit nga kryeministria, ai do të takonte kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel.

Por mesa duket takimi i kryeministrit Rama me kancelaren gjermane do të sjell zhvillime të mëtejshme.

Burime konfidenciale thanë se kryeministri Rama në 23 mars të këtij viti, datë që përkon edhe me kongresin e Partisë Socialiste, do të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Si nën zë pjesëtarë të delegacionit kanë pohuar se kryeministri Rama i ka premtuar kancelares gjermane se pas miratimit me 15 mars të Reformës Zgjedhore do të njoftojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë vit.

Duke qenë se Shqipëria shpreson në një shans të dytë për hapjen e negociatave, për të mos e humbur duhet të zgjidhë edhe krizën politike ku është zhytur.

Kjo do të bëhet para Samitit të muajit maj 2020 në Kroaci, ku vendet anëtare do të vendosin edhe për Shqipërinë, pasi Maqedonia e Veriut e ka kaluar provimin.

Po sipas këtyre burimeve, thuhet se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në muajin tetor të këtij viti./lajme.al