Pampuri: Ky palo-kryeministër, dhunues i artit dhe fjalës së lirë

221
Sigal

Oriola PAMPURI

Nje turp tjeter, fill pas atij ndaj artisteve tek teatri, ishte ky sot ndaj gazetareve te RTV Ora. Ku eshte pare e degjuar qe ne dyert e nje medie te shkojne forca policie, thua se aty gjeten ate qe mbolli droge nga veriu ne jug, thua se aty po gjejne ata qe po pervetesojne mijera hektare toke ne bregdet per te ndertuar resorte e hotele me para qe si gjendet filli, thua se aty po gjejne ata qe zhvaten miliona euro me tendera fiktive, me koncensione e PPP korruptive, thua se aty do gjejne banditet qe krekosen me makina qindra mijera euro, pa punuar asnje dite, e qe te vetmin burim kane miqesine me ministrat e kesaj qeverie, apo po gjejne ata qe udhetojne me Toyota Yaris e me miliona euro ne te, e shume e shume si keto, por ne fakt aty punojne gazetare te perkushtuar, ku ne kohe termeti e covidi, dite e nate, na percjellin lajmin ashtu sic ndodh ne te vertete, atehere kur ndodh, me nje perkushtim e transparence per tu admiruar, dhe shpeshhere si pakekush duke demaskuar edhe figuren e perlyer nga abuzimet me tendera e taksat e qytetareve te Erjon Veliajt, ketij kryebashkiaku mashtrues qe me inskenimet e shemtuara e te peshtira ka 6 vite qe qytetareve te Tiranes u shet sapunin per djathe. SPAK te jete i drejte ndaj cdokujt qe kapet me abuzime dhe shkelje, por se pari duhet te nise nga ata qe e zhvaten kete popull prej 7 vitesh, jo nga ata te cilet u tregojne te verteten nga mengjesi ne darke se c’ndodh ne realitet.

Turp per kete palo kryeminister, turp per kete shtet qe trajton ne kete menyre skandaloze median e lire, qe po shtyp fjalen e lire, duke rikthyer diktaturen.
#mefjalenelire
#krahgazetareve
#permedianelire