Edi Rama në Fier: Nuk Dorëzohem

594
Kryeministri Edi Rama zhvilloi aktivitetin “Bashkia që duam” në Fier, ai edhe njëherë nëpërmjet njerëzve të mbledhur tregoi forcën, njësoj si në takimin në Vlorë.
Sigal

Faleminderit që keni ardhur këtu kaq të shumtë në numër”, tha Rama

Atje ku ishim janë ata që duan të na kthejnë pas, ku jemi tani jemi për atë që kemi bërë, e ku do të shkojmë do shkojmë sërish bashkë. Këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 petritat e Saliut, që përfaqësojnë dëshpërimin e Saliut dhe çetës së tij plakë që tani kanë mbetur rrugëve. Siç la rrugët rrugëve, e mori dhe nxori PD-në rrugëve. Mos u shqetësoni, më çojnë mesazh: mos u dorëzoni… Kujt t’i dorëzohem, atyre atje tek kthesa? Në kthesë janë, në kthesë do mbeten, për sa kohë nuk do ndahen nga kush i ka marrë peng. Peng ata nuk i ka marrë as qeveria, as PS por koka që s’di ku i çon. Para dy vitesh i kisha aty nën dritaren time dhe thoshin s’dalim më nga çadra po nuk iku ky bashkë me qeverinë. Ne i morëm në qeveri, dolën nga çadra erdhën në qeveri. Morën ca deshën”, theksoi kryeministri.