Edi Rama- Bamir Topi, prag firmosje bashkëpunimi qeverisës

426
Sigal

Mësohet se Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e ditës së djeshme me kryetarin e FRD-së Bamir Topi në një nga lokalet në kryeqytet. Në këtë darkë, është bërë e ditur se, Rama shoqërohet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ndërsa Topi shoqërohet nga dy eksponentë të FRD Sali Shehu dhe Daut Gumeni. Darka ka nisur rreth orës 20:00 Prej kohësh është konstatuar për një aleancë midis së majtës dhe së FRD-së në disa segmente të qeverisjes vendore dhe atë qendrore. Ky bashkëpunim u shfaq i hapur në zgjedhjet e parakohshme në zgjedhjet e bashkisë së Korçës. Pas skualifikimit të përfaqësueses së FRD-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, paria e Topit doli në një deklaratë, ku mbështeste hapu kandidatin e së majtës në bashki. Po ashtu, kohët e fundi, një nga drejtuesit e partisë së Topit që mbulonte të përndjekurit, përkatësisht Bedri Blloshmi u emërua nga Kryeministri Rama në funksionin shtetëror si Kryetar i të Përndjekurve. Në disa dalje zyrtare në publik Rama dhe Topi janë parë në afrimitet me njëri-tjetrin dhe në biseda të përbashkëta. Janë përfolur shpesh dhe takimi kokë më kokë midis dy drejtuesve, gjë e cila tregon se këto dy forca politike janë drejt një rruge bashkëpunimi. Këtij qëllimi i shërben dhe takimi dhe darka e përbashkët politike.

Ende nuk dihen detaje të kësaj darke, ndërsa në media është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm mes qeverisë dhe FRD-së.