“Edhe nga Pako e Madhe ka vjedhur”/ Berisha akuza Ramës: Mori gjysmë miliardi euro përmes bordeve të çmimeve! Ky regjim duhet të…

103
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se u ka vjedhur qytetarëve shqiptarë 520 milionë euro përmes bordeve të çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Elbasan, Berisha tha se nga kjo shumë, Rama u ktheu qytetarëve vetëm 80 milionë euro përmes Pakos së Madhe.

Madje, sipas kryetarit të PD-së, edhe nga kjo shumë qeveria ka vjedhur para.

Berisha: PD përfundoi përpara alternativës “të jesh apo të mos jesh”. Njeriu që drejton ekzekutivin shqiptar, është një individ, një politikan që s’ka asnjë vlerë, asnjë parim, asnjë ideal. Një njeri i cili u vërsul mbi opozitën dhe shfrytëzoi dobësitë e drejtimit të saj.

Mori peng kreun e saj. Shkatërroi votën e shqiptarëve. U rrëmbeu votën. E zhvlerësoi votën. E përzuri votën nga partia e tij. Por ne prapë u ngritëm me idealet tona. U ngritëm në kushte të vështira. U ngritëm në një mision që shumë e shikonin si mision të pamundur.

Jo. E patëm si levë Arkimedi lirinë. Ne vijmë sot në këtë moment përpara shqiptarëve për të përmbysur monizmin e Edi Ramës, më të përgatitur se kurrë. Paraqesim përpara shqiptarëve kandidaturat e lirisë, jo të shpellave, jo të klaneve mafioze. Ne kemi një aleancë të shkëlqyer me Partinë e Lirisë dhe forcat opozitare, të cilat besojnë se ky regjim duhet përmbysur një minutë e më parë.

Diktatura e Enver Hoxhës u privoi lirinë shqiptarëve. Rama e shndërroi lirinë në liri fiktive për shqiptarët. Aty ku nuk votohet i lirë, aty nuk ka më besim por një shkretëtirë të vërtetë që e shtyn qytetarin të shkojë drejt një fati të paditur. Ky njeri, ky individ me klanin e tij vetëm vjedh.

Me Pakon e Madhe, tallet me njerëzit. Në vend që sot të kishin një pension të paktën tre herë më të lartë, ai u premton dhe do t’i mbushë mendjen me pakon e madhe. Asnjë s’ka qenë më vulgar dhe i pashpirt se ky. Me vjedhjen e rradhës, vetëm nga xhepat e qytetarëve, me bordet e tij, mori mbi gjysmë miliardi euro, 520 milionë euro. 80 milionë tha se do ua kthejë.