FOTO/ ‘Det kok’aine’, spanjollët sekuestrojnë 4.5 tonë, në pranga dhe dy shqiptarë

86
Sigal

Një operacion antidrogë është kryer nga autoritet hetimore në Spanjë, duke sekuestruar një sasi prej 2.5 ton kokainë, që vine nga Brazilin në drejtim të porteve të Evropës.

Sasia e kokainës ishin e fshehur përmes një ngarkese kafeje, brenda një anije të madhe.

Anija ku ndodhej sasia e kokainës, planifikoi të vazhdonte rrugën për në Evropë, duke kaluar shumë pranë Galicisë.

Por pikërisht në këtë zonë është kryer ndërhyrja e policisë Spanjolle, duke kryer konfiskimin e 2.5 ton kokainë dhe arrestimin e disa personave.

Image

Autoritetet, ndaluan 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, mes të cilëve edhe dy përfaqësues me origjinë shqiptare.

Të arrestuarit, anija, droga dhe procedimi policor do t’i kalojnë Gjykatës Qendrore Hetimore që vepron si Garda e Gjykatës Kombëtare.

Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, është në shtesë të atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën “Rruga e Atlantikut” të kokainës.

E njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave që vijnë nga Amerika e Jugut, transportojnë substanca narkotike, në mes të Atlantikut për futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.

Hetimet lidhen drejtpërdrejt me një organizatë të madhe shqiptare që operon njëkohësisht në Brazil, Spanjë dhe Itali, ku disa nga anëtarët e saj u arrestuan këtë javë në lidhje me një tjetër depo të zbuluar në Santos.

Ishujt Kanarie dhe Galicia, janë pika referimi për këtë rrjet kriminal.

Image