E bëri Rama për ujë të ftohtë, kush është kryebashkiaku socialist që u bë shembull në mbledhje (FOTO LAJM)

237
Sigal

Situata e rënduar e mbetjeve në Shqipëri ka mbledhur kryeministrin Edi Rama me kryebashkiakët e vendit.

Kjo mbledhje është nisur me fjalën e ashpër të kryeministrit Rama i cili jo vetëm që nuk I kanë munguar kritikat por ka kërcënuar me arrestime kryebashkiakët të cilët përvec Shkodrës, janë të PS.

Gjatë fjalës së tij, ai paralajmëroi bashkinë e Lushnjes për arrestime pas shembjes së karburantit ditën e djeshme nga ana e IKMT.

Por jo vetëm kaq, duke marrë shëmbull mbi punën jo të realizuar sipas pritshmërive të kryeministrit Rama, ai deklaroi se bashkia e Himarës është shembulli perfekt për “gjumin” përballë mbetjeve.

Rama: Jam viktimë si një nga qytetarët e shumtë shkojnë në Dhërmi apo në Himarë. Një pedonale ka Dhërmiu, sikur Jorgua dhe Gjergji të cohej vetë dhe të merrte një trastë në dorë i kishte mbledhur vetë.

Pastaj vjen një dudum që nuk e di e cilit vit është dhe bën sikur mbledh plehrat. Më kanë bërë që këtë vit mos të dal fare. Vetëm mos të përballem me këtë situatë që i thotë të gjithëve. Duke qenë se ju jeni të zgjedhur nuk mund të bëj transferim të Jorgos dhe ta coj në vend të Pjerinit dhe qëllimi ishte të kemi 2 Pjerina jo 2 Jorgua.

Po kush është kryebashkiaku i Himarës?

Jorgo Goro është Kryetar i Bashkisë së Himarës.

Pasi emigroi në Greqi për 10 vite, u rikthye duke u angazhuar në një punë në Himarë.

Ndërkohë që u propozua si Kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë nga Partia Socialiste e Shqiperisë. /albeu.com/