Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

55
Sigal

Gjykata e Posaçme konfiskoi 3.4 milionë euro të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina”Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas dyshimeve të SPAK, këto para kanë ardhur në vend ilegalisht dhe jënë nga para ta ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Më herët për Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.

Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.