E ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në BE

1128
Sigal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit nga Zv. Presidenti i Bundestagut z. Johannes Singhammer në Berlin

Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit dje nga zv/Presidenti i Bundestagut Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i partisë Kristian Sociale CSUnga Landi i Bavarisë.  Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për vëmendjen që Bundestagu i kushton progresit të Shqipërisë dhe rajonit. Në këtë drejtim Meta shprehu vullnetin për t’i forcuar me tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve, me qëllim përshpejtimin e axhendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e Gjermanisë në përmbushjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian”,- u shpreh Meta.  Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se Singhammer dhe Meta ndanë bindjen se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim, Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr një rëndësi të veçantë si në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në thellimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.  Nga ana e tij, Singhammer bëri një vlerësim të veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e veçantë të Tiranës në forcimin e stabilitetit të rajonit.  Zv/Presidenti Singhammer pasi vlerësoi progres raportin pozitiv për Shqipërinë, theksoi se, “vendi juaj vlerësohet me ndjenja pozitive në Gjermani, sidomos në Landin e Bavarisë që ushqen një miqësi të vjetër për popullin shqiptar. Shqipëria do të bëhet një ditë anëtare e BE-së, sepse vendi juaj është në zemër të Europës”.
Në këtë drejtim, zv/presidenti i Bundestagut Singhammer dhe kryetari i Kuvendit Meta ranë dakord për intensifikimin e kontakteve jo vetëm mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe për një rritje të shkëmbimeve politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Bavarisë, si një rajon gjerman me traditë marrëdhëniesh të ngushta me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Meta  takohet me Raporterin për Shqipërinë pranë CDU z. Roderich Kieseëetter

Gjate vizitës së tij në Berlin, Ilir Meta zhvilloi një takim me Deputetin Kristiandemokrat, njëkohësisht Raporter për Shqipërinë pranë CDU z.Roderich Kiesevvetter me të cilin biseduan mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe mbi avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit dhe rajonit.  Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që deputetët gjermanë dhe veçanërisht Partia Kristiandemokrate CDU i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Z. Meta theksoi se mbështetja e Gjermanisë është kyçe për avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Kiesevvetter vlerësoi rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian në mbështetje të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke evidentuar njëkohësisht progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së prioriteteve. Kiesevvetter u shpreh se Gjermania e vlerëson dhe inkurajon politikën e jashtme të Shqipërisë në rajon, dhe se edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e njohin efektin stabilizues të Tiranës ne rajon. Meta theksoi: “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm një projekt të përbashkët, atë të anëtarësimit në BE. Në këtë drejtim, miratimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do të ishte një shtysë pozitive për perspektivën europiane të të gjithë rajonit”