Dule akuza Ramës: Askush s’do të lejojë që të hipotekosh zgjedhjet!

492
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar sot kryeministri Edi Rama se po minon procesin zgjedhor, pasi sipas tij ende nuk janë përcaktuar rregullat e lojës. Ndër të tjera Dule theksoi se askush nuk do të lejojë Ramën që të hipotekojë zgjedhjet.
“Kreu i ekzekutivit tonë shkel në mes të ditës rendin kushtetues të ditës. Të nderuar kolegë jemi para perspektives që mund të na çojë në një situatë më të zymtë. Zgjedhjet po afrojmë Por çfarë zgjedhjesh presim? Zgjedhje që ende nuk janë përcaktuar rregullat e lojës. Këtu duket qartë; nuk ekziston vullnet politik, është mungesa e qëndrimit të Ramës. Ai këtë po bën, po minon procesin. Por jeton në një iluzion të rremë. Askush nuk mund të tregojë dhe s’do tolerojë në këtë drejtim. Askush nuk do t’i lejojë atij që të hipotekojë zgjedhjet. Jemi shumë të vonuar, pro nuk është e pashpresë situata. Duhet reflektim dhe shpresojnë e në radhët e mazhorancës ka deputetë që kanë hyrë në grevë urie. Të kujtojnë se cilit mision i shërbejnë?”, tha Dule.
Sigal