Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

438
Tensione, tone të ashpra, ngritje zëri gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit fliste ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa Tahiri fliste për reformën në drejtësi, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli që është ngritur të flasë nga vendi, ndërsa dukej që ngrinte zërin dhe bënte gjeste me dorë.
Ka mjaftuar deklarata e Tahirit, që gjysma e sallës së Parlamentit nuk e do reformën në drejtësi (duke e pasur fjalën për PD¬në), dhe bën cdo gjë për të mbrojtur sipas tij prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, që deputetët Jozefina Topalli, Paloka e të tjerët me rradhë të kërkojnë shtyrjen e seancës dhe e rrethuan Tahirin në foltore.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë të Kuvendit për të mbajtur situatën nën kontroll.
( Berisha hyn në sallë) 
Tahiri-Berishës: Bëmë baba të të ngjaj.. thuaj atij djalit të shkojë në komision të përgjigjet çfarë ka bërë nën lëkurën tënde, shko vetë atje jep llogari lër edhe tët bir të japë llogari. Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët. Jashtë kësaj salle ka shqiptarë normalë që presin të dëgjojnë zgjidhjen reale.
Ketu ka disa që i zë goja lesh me akuza dhe fyerje, shkoni në prokurori tregoni që jeni ithtarë të shtetit ligjor, nëse doni realisht të ndërtoni një Shqipëri më të mirë dhe keni pretendime për mua, Ramën, Ditmirin, Benin, tjetrin e tjetrin shkoni në Prokurori. Ka gjyqtarë të emëruar medemek shorti që në KED nga KED dhanë doreheqjen.
kunvedi
(Ndërhyn Jozefina Topalli)
Leskaj: Nëse keni ardhur me plan të prishni seancën kjo është tjetër gjë, lëreni ministrin të flasë. Uluni qetësohuni.
Tahiri: Qytetarët e kanë të qartë që ky parlament ka një bast e nëse ndahet më dysh, nuk ndahet për shkak të pasurisë, apo varfërisë, ndahet me dysh vetëm për shkak të drejtësisë. Ka një gjysmë që nuk do reformën në drejtësi dhe ka një anë tjetër që e do reformën, këtu në këtë sallë ka ca njerëz që mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ka disa të tjerë që duan të bëjnë drejtësi, ka që janë të gatshëm të bëjnë edhe zhurmë në parlament mjafton të mbrojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
(Deputetet demokrate cohen dhe rrethojne Tahirin ne foltore)
Leskaj: Pse mërziteni kur përmendet reforma në drejtësi, kërkojeni fjalën dhe thuajeni mendimin tuaj, mos u mërzisnipse ta dnërpres seancën se ke dalë ti aty? S’ka arsye…
VIJON
Sigal