Një tjetër përplasje po shënohet në radhët e Rilindjes vetëm pak orë pasi Rama të dorëzojë listat e deputetëve, ku duket se ka përzënë një numër të konsiderueshëm ithtarësh.
Dritan Leli, ka refuzuar ofertën e Ramës për të lënë Bashkinë e Vlorës dhe për tu bërë pjesë e listave.
Duket se ky refuzim do të ravijëzojë një tjetër luftë midis tij dhe Ramës, që kërkon ta heqë nga Vlorë, për shkak të sondazheve që e nxjerrin dobët. Kërkesa për largimin e Lelit nga kryetar bashkie në Vlorë ka ardhur pas kërkesës së drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri që mbështet figurën e Afrim Qendros.