Dritan Leli, ka refuzuar ofertën e Ramës për të lënë Bashkinë e Vlorës dhe për tu bërë pjesë e listave humbëse të tij

700
Sigal

Por çfarë përfaqëson Vlora dhe pse qytetarët e saj do e ndëshkojnë në zgjedhjet e 25 Prillit?

As militantët e natës që dalin me çanta nëpër rrugicat dhe shtëpitë e vlonjatëve nuk ju shpëtojnë dot nga humbja. Qytetarët janë bërë të mençur dhe do të marrin gjithçka që ju ofrohet nga grabitqarët dhe oligarkët, por votën në 25 Prill do e japin kundra jush

Vlora është nëndetësja që do të fundos anijen e kalbur të Rilindjes nepotike të Ramës. Vlora nuk mund të pranojë që një grusht biznesmenësh dhe trafikantësh të mbajnë peng qytetin më të bukur të Mesdheut. Ka rreth nje javë që Vlora zien për listat që do përfaqësojnë qytetin bregdetar. Emrat e përfolur dhe pa kontribute në PS-në tradicionale, zëvendësimi i tyre me  biznesmenët e oborrit të klanit ‘Rama’  nuk mund  kursesi të fshehin disfatën e piktorit të dështuar. Largimi nga kreu i Bashkisë së Vlorës i Dritan Lelit, që  përfaqëson zonën e Kuçit dhe  Lumit të Vlorës është një spastrim për të pasur një të besuar pas daljes në opozitë të ‘Rilindjes’ në 25 Prill. Me këtë rast Rama kërkonë të lajë duart me vlonjatët, të cilët e dinë mirë se në Vlorë edhe një “gozhdë’ nuk është ngulur pa dijeninë, miratimin dhe vendimmarrjen e Ramës. Kështu që vlonjatët nuk e hanë “spunin për djathë” dhe të besojnë diversionin e Ramës se gjoja e keqja e Vlorës i ka ardhur vetëm nga kryebashkiaku Leli. Por edhe nëse do të ishte e tillë, kush e vuri Lelin kryebashkiak ?  Dhe jo nji mandate por dy mandate radhe. Po biznesmenët e korruptuar të ardhur nga Tirana dhe rrethet kush i solli në Vlorë ? A thua se Vlora nuk ka ndërtues, intelektual, specialistë , profesorë, detarë të zotë, që mund ta përfaqësonin atë denjësisht. Përplasjet me Vlorën kanë kohë që kanë filluar dhe rastet më flagrante janë ato të miliardave të hedhura në të ashtëquajturën “Rilindje Urbane”. A ishte Rama ai që i promovoi, i përuroi dhe  i shiti si vlera të tij personale ? Por tashmë që qyteti përmbytet, dhe Vlora është pa ujë , fajin e ka Leli. Jo zoti Rama ! Vlora nuk i kapërdinë dhe vlonjatët nuk mund të mashtrohen nga ngjyrat e bojrave të tua të blera në udhëtimet e luksit në Nju Jork. Ju Lelin po e largoni sepse përplasjet kanë kohë që kanë filluar dhe shkak janë prishjet e pazareve për fondet publike, miliona euro të analluara për landfillin e Vlorës , të cilin ju ja kishit premtuar oligarkëve të Tiranës.

Përplasja arriti deri në përfaqësinë e një ambasade prestigjoze në Tiranë ku Leli ju hapi letrat, ju këtë nuk e kapërdinini dhe as nuk e fshihni dot pasi këtë e di gjithë Vlora.  Me sa duket refuzimi i dorëheqjes nga ana e kryebashkiakut Leli do të rihap një tjetër luftë midis tij dhe Ramës, që kërkon ta heqë nga Vlorë edhe për shkak të sondazheve që e nxjerrin dobët. Kërkesa për largimin e Lelit nga kryetar bashkie në Vlorë ka ardhur pas kërkesës së drejtuesit politik të qarkut, Gjiknurit që mbështet figurën e Afrim Qendros. Ju i hoqët identitetin Vlorës me prishjen e rrugëve, zëvendësimin e palmave me “gjethe dushku”, e latë pa ujë, rritët emigracionin dhe largimin e të rinjve etj. Në 8 vitet e qeverisjes suaj, në Vlorë janë mbyllur çdo vit nga 1 shkollë, sepse bashkë me familjet kanë ikur edhe fëmijët e ardhmja e vendit. Pra në 8 vite të pushtetit tuaj, Vlorës i keni mbyllur zyrtarisht  8 shkolla. Kjo është e vërteta , prandaj dhe Vlora nuk ju voton dhe ju këtë e dini mirë pasi sondazhet e bëra ta kanë sjellë rezultatin në tavolinë. Qarku i  Vlorës do t’i japi 6 deri në 7 mandate Opozitës së Bashkuar dhe ju këtë e dini më mirë se kushdo tjetër. As militantët e natës që dalin me çanta nëpër rrugicat dhe shtëpitë e vlonjatëve nuk ju shpëtojnë dot nga humbja. Qytetarët janë bërë të mençur dhe do të marrin gjithccka që ju ofrohet nga grabitqarët dhe oligarkët, por votën në 25 Prill do e japin kundra jush. Ndoshta para zgjedhjeve, një përfaqësi e huaj diplomatike  dhe prestigjoze do të bëjë publike fotot dhe videopërgjimet se si ndahen çantat në shtëpitë e vlonjatëve.

Largimi nga kreu i Bashkisë së Vlorës i Dritan Lelit, është një spastrim për të pasur një të besuar pas daljes në opozitë të ‘Rilindjes’ në 25 Prill. Me këtë rast Rama kërkonë të lajë duart me vlonjatët, të cilët e dinë mirë se në Vlorë edhe një “gozhdë’ nuk është ngulur pa dijeninë, miratimin dhe vendimmarrjen e Ramës

Ardhja në Vlorë e njerëzve që nuk kanë lidhje me qytetin dhe zëvendësimi i kompetencave të  të zgjedhurve të popullit me ushtarët e tu, nuk mund të kapërdihet.  Ashtu si në të gjithë vendin, ‘Rilindja’ ka vendosur në vendet e sigurta biznesmenë ose familjarë të tyre. Ju ikët nga Vlora zoti Rama, pasi e masakruat dhe ua ‘shitët’ oligarkëve dhe Vlora, Bregu dhe Saranda nuk ua falin. Keni 8 vjet në pushtet dhe nuk arritët të bëni një rrugë të vetme atë të Lumit të Vlorës që e lidh këtë zonë me Qytetin e Vlorës dhe Himarën. Ju e keni  parë Vlorën si një “lopë’ që mund ta mjelësh, por harroni që Vlora aq sa të do dhe të mbështet kur ja ke pa hile, aq edhe e papërmbajtshme bëhet dhe të hedh në det kur e shikon që ti e poshtëron dhe tregohesh i pabesë. Dhe nuk ka se si të ndodh ndryshe kur mendon që qyteti i Flamurit dhe Pavarsisë Kombëtare, të përdhoset dhe të mashtrohet pikërishtë nga “Selia Mavi”.  Ju z. Rama e shikoni  Vlorën  si një zonë ku mund të joshen oligarkët e tuaj me prona në bregdet , ndërkohë që kjo pasuri u takon vlonjatëve, banorëve të Bregut, të Himarës, Borshit, Nivicës, Qeparoit, Sarandës, Ksamilit dhe të gjithë atyre që e kanë trashgimni nga të parët e tyre. Por Vlora dhe gjithë Bregu i Jugut nuk mund të pranojnë që oligarkët e tipit Mane apo trafikantë drogash dhe qeniesh njerëzore të grabisin gjithçka nëpërmjet tenderave, vendeve të punës, duke e futur në kaos dhe varfëri qarkun që ka dhënë kaq shumë për Lirinë, Demokracinë dhe Pavarësinë e Kombit. Vlora nuk mund të gënjehet me një ‘Lungomare’ , të cilës po i shkulen pllakat ende pa mbushur vitin. Vlorës po i zhduket tradita, duke tentuar t’i hiqet monumenti i Pavarësisë dhe ky të zëvendësohet me çmendurinë e radhës të “Rilindasit të dëshpëruar” me emrin Edi Rama. Milionat e hedhura në Vlorë kërkojnë hetim dhe investigim, pasi Vlora përmbyset edhe me një lugë uji. Jeta sociale në Vlorë ka mbaruar, dikur me Flamurtarin e lavdishëm që ishte krenaria e Kombit që bëri jehonë kudo në botë, sot ka kapitulluar, sepse emrin e Flamurtarit nuk e duan klani nepotik i biznesmenve të instaluar me mbështejen e Bablokut Rama dhe sipas porosisë së vëllait të madh Erdogan.

Por Rama, i  klonuari si Rilindas harron se Vlora nuk pyeti as për fuqinë më të madhe të Luftës së Parë Botërore , kur në 1920 hodhi në det Italinë pushtuese. Lufta  për  Vlorën dhe Lumin e Vlorës, gjaku dhe heroizmi I dëshmorëve nuk mund të pranojë pazaret e Ramës me rehabilitimin e kolaboracionistëve. Vlora nuk mund të lejojë dhe as të bëjë kompromis me pazaret e pista të Ramës për shitjen e Detit, pasi deti është vetë jeta për Vlorën, Labërinë dhe gjithë Shqipërinë. Ja pra këto janë disa nga arsyet që Vlora, Mifoli, Selencia, Zona e Lumit të Vlorës, Bregu , Saranda, Delvina , Ksamili etj do ta ndëshkojnë Ramën për  mashtrimet 8 vjeçare gjatë .. qeverisjes nepotike të tij  në 25 Prill. Ndryshe nga Rama i klonuar, Rilindasit e vërtetë të Kombit shitën pasurinë për të bërë Shqipërinë, kurse Rama dhe oligarkët e tij të futur në listat zgjedhore, shitën Shqipërinë në të bërë pasuri. Shqiptarët në 25 Prill  do të ndjekin porosinë e Napolon Bonapardit: Më mirë të keshë një ushtri me gomerë, e tu prijë një Luan, se sa të kesh një tufë me luanë dhe tu prijë një Gomar”.