Dreka në Dhërmi e Milanoviçit dhe koncesioni 15 mln euro

477
Sigal

Ndërkohë që kryeministri Rama dhe Presidenti Kroat, Milanoviç shijonin brigjet e freskëta të Jalës në një drekë private, qindra emigrantë bashkë me fëmijët përvëloheshin nga asfalti në pritje për të kaluar kufirin në Kakavijë. Lidhjet e fshehta Rama-Vlahutin, tenderi 15 mln euro i AKSH-it dhe roli i ish-kryeministrit Milanoviç, sot President i Kroacisë

Lidhjet e fshehta Rama-Vlahutin në tenderin 15 milionë euro të AKSHI-t

Klodian Tomorri

Në  21  shtator  të  vitit  të kaluar  Agjencia   Kombëtare  e Shoqërisë së Informacionit  zh-villoi  pa  zhurmë  një  tender  me fond  limit  1.9  miliardë  lekë  ose 15.5 milionë euro, objekti i të cilit ishte  ndërtimi  i  një  sistemi  të  ri faturimi për biznesin. Pa studim fizibiliteti  dhe  në  mungesë  të plotë   transparence,   projekti parashikonte ndryshimin rrënjë- sor  të  mënyrës  së  si  biznesin regjistron transaksionet e përdit- shme  duke  nxjerrë  jashtë  loje kasat ekzistuese fiskale dhe duke i  zëvendësuar  ato  me  një  pro- gram  të  ri  kompjuterik.  Në  ten- der u paraqitën tre oferta. E para ishte  e  një  bashkimi  të  përbërë nga tre kompani; kroatja Neos si dhe  shqiptaret  Jehona  Softëare dhe Datech sh.p.k me vlerë 1 mil- iardë e 865 milionë lekë. Oferta e dytë ishte e kompanisë BNT Ele ktroniks  me  vlerë  1  miliardë  e 869 milionë lekë, ndërsa kompa- nia e tretë që garoi ishte B360, e zotëruar nga baxhanaku i kryem-inistrit  Edi  Rama,  shtetasi  Ar- mand  Frangu.  Por  dyshimet  që tenderi  të  ketë  patur  garë  reale janë të forta. Së pari, BNT Elek- troniks  është  një  kompani  jo  e panjohur  për  Jehona  Softëare. Madje të dyja kanë fituar të pak- tën dy tendera në konsorcium së bashku dhe të dyja nga Bashkia e Tiranës.  Ndërsa  për  B360,  ko- mpaninë e baxhanakut të kryem- inistrit dyshimet janë edhe më të forta,  pasi  kjo  kompani  nuk  ka paraqitur  fare  ofertë  financiare në  tender.  Pra,  në  garë  ka  gjasa të  ketë  patur  vetëm  një  ofertë reale dhe dy të tjerat kanë shër- byer  si  koperturë  për  të  legjit- imuar  tenderin.  Kjo  është  dhe arsyeja se pse tenderi u fitua me gati  99  për  qind  të  fondit  limit. Në 12 tetor, rreth 3 javë pas zhvillimit  të  garës,  AKSHI shpalli një  prej  kompanive  fituese  të tenderit  nuk  ishte  “rastësia”  e vetme e lidhjes mes tenderit 15.2 milionë    euro    dhe    Romana Vlahutinit.  Jehona  sh.p.k,  ko- mpania  tjetër  në  konsorciumin fitues po ashtu do të ekspozonte të tjera fije në Zagreb dhe zyrën e BE-së në Tiranë të drejtuar nga Vlahutin. Që prej vitit 2014, Je- hona    Softëare    ka    qenë    në pronësinë  e  dy  ortakëve,  Klodi- an  Zyberi  dhe  Armanda  Sellajt. Kjo  e  fundit  ka  punuar  si  ek- sperte  lokale  e  Euralius  në  Sh- qipëri  për  drejtësinë  kriminale dhe     zyrën     e     prokurorisë. Ndonëse keqintepretuar shpesh si një organizëm i BE, në të  vërtetë  Euralius  ka  qenë  një projekt  asistence  për  reformën në  drejtësi  i  financuar  nga  BE përmes  një  kontraktori  privat,impani  e  panjohur  kroate  me emrin  Primus  Adriatic.  Çmimi  i shitjes  në  kontratën  e  depozitu- ar në QKR është mbajtur sekret, por ky është vetëm një nga mis- teret  e  shumta  të  transaksionit. Sipas  dokumentave  nga  regjis- tri  kroat  i  bizneseve,  Primus Adriatic  është  themeluar  në datën  12  qershor  të  vitit  2018, pra tre muaj para tenderit në Sh- qipëri  dhe  më  pak  se  tre  muaj para  se  të  blinte  Jehona  sh.p.k. Dhe  rastësitë  bëhen  edhe  më  të forta.  Pra,  në  qershor  themelo- het  në  Kroaci  Primus  Adriatic. Në  6  shtator  ble  kompaninë  sh- qiptare  Jehona  Softëare  dhe  në 21  shtator  Jehona  në  konsorci- um me një kompani tjetër kroate fiton  tender  15.2  milionë  euro. Dhe nuk mbaron këtu. Pronari i Primus  Adriatic  është Hrvojeernment).  Zoran  Milanoviç  ka qenë  kryeministër  i  Kroacisë  në periudhën      2011-2016      dhe njëkohësisht  drejtues  i  SDP-së bashkë  me  presidentin  Ivo  Josi- poviç. Të dy këta janë një njohje e hershme e Romana Vlahutinit, e cila ka qenë shumë e lidhur me SDP-në duke shërbyer si dhe një nga  këshilltaret  më  të  afërta  të presidentit   Josipoviç.   Vetëm pesë  muaji  pasi  Milanoviç  u  bë këshilltar  i  kryeministrit  Rama, qeveria  shqiptare  do  të  niste procedurat për tenderin e fiskal- izimit  dhe  kontrata  15.2 milionë euro do të përfundonte në duart e  firmave  kroate,  njëra  prej  të cilave  e  hapur  pas  zhvillimit  të tenderit dhe me pronar ortakën e vëllait  të  tij  në  biznes.  Të  gjitha rrugët e tenderit të majmë të fa-turimit  të  çojnë  në  Zagreb.  Dhe shumica  e  tyre  duket  se  kalojnë edhe nga zyra e BE në Tiranë, gjatë kohës që ajo drejtohej nga Vlahu- tin. Disa në mënyrë të dukshme të  tjera  përmes  manovrave  më pak  të  dukshme  si  ajo  e  Primus Adriatic. Biznesit dhe qytetarëve shqiptarë  tashmë  u  ka  mbetur vetëm të paguajnë faturën e ma- jme 15.2 milionë euro dhe të për- gatiten  për  të  paguar  miliona euro  të  tjera  për  të  blerë  pro- gramet e reja kompjuterike, që do të    zëvendësojnë    kasat.    Një “Croatian  Job”.  Ajo  që mbetet për t’u parë është nëse është gat- uar vetëm në zyrat e qeverisë sh- qiptare,  apo  dhe  ato  te  institu- cioneve  ndërkombëtare. fitues  të  tenderit  konsorciumin e  përbërë  nga  kroatja  Neos  dhe dy  kompanitë  shqiptare  Jehona Softëare dhe Datech sh.p.k duke u dhënë kontratën e majme 15.2 cili u përzgjodh nga zyra e BE-së në Tiranë.  Pra praktikisht punëdhënësja e Euraliusit dhe ekspertëve të saj, mes të cilëve edhe zonjës Sellaj, ishte Roma- Èabrajiæ, një emër i njohur në Kroaci dhe partnerë biznesi me vellain e ish kryeministri kroat Zoran Milanovic, ky i fundit tash- më një emër i njohur në Shqipëri.

Dreka e Ramës në Dhërmi me Milanoviç dhe një koncesion me vlerë 16 milionë euro

Ditën e djeshme mediat raportuan takimin e Ramës me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç, në brigjet e Jalës. Miqësia e Ramës me Milanoviç është më e hershme se sa viti 2020, ish- kryeministri i Kroacisë ka qenë edhe shefi i ish -diplomates së deleguar si ambasadore Romana Vlahutin. Ndërsa Milanoviç pas largimin nga pushteti në Kroaci, ishte këshilltar i qeverisë Rama, në vitin 2016, ai u prezantua nga Rama si një këshilltar për fazat e mëtejshme të integrimit.

Megjithëse procesi i integrimit në Shqipëri është futur në ujra të turbullt që pas shkeljes së marëveshjes së 5 qershorit 2020, presidenti aktual i Kroacisë, duket se është shpërblyer për punën e tij. Mediet kroate raportojnë se vëllai i presidentit Milanoviç, ka përfituar një kontratë të majme nga taksat e shqiptarëve.

I akuzuar në mediet kroate si një njeri që tradhëtoi besimin e votuesve të tij, Milanoviç mundi të rikthehej në politikë duke mundur në raund të dytë rivalen Kitaroviç.

Në shtatorin 2018 qeveria Rama do të rikthente në treg idenë e dhënies me koncesion të sistemit të drejtorisë së tatimeve. Megjithëse qeveria austriake kishte shpenzuar miliona euro për një program të tillë, qeveria shqiptare pretendoi se programi i ri fiskal do të ulte formalitetin. Kështu ajo nisi procedurat për të shpallur një tender ndërkombëtar me vlerë rreth 16 mln euro në të cilën aplikoi dhe konsorciumi “Neos D. O. O+Datech” sh.p.k.+ “Jehona Software”.

E akuzuar nga PD-ja si një tender i paracaktuar për t’u fituar nga një kompani kroate, qeveria nuk zhgënjeu dhe në Tetor 2018 shpalli fituese pikërisht të njëjtin konsorcium. PPP-ja e radhës u kundërshtua edhe nga kompania “BNT Electronics”, e cila ndonëse kishte ofruar një vlerë më të vogël, u zhvlerësua nga qeveria shqiptare, njësoj si edhe komiteti ankesave që refuzoi kërkesën e saj për përsëritje.

Tre muaj pasi trioja fitoi një tender me vlerë 16 mln euro, kompania “Jehona Software” shiti aksionet e saj në kompaninë kroate “Primus Adriatic”. Sipas dokumentave dhe kontratës së shitjes së aksioneve vlera e aksioneve të shitura ishte 45.865 euro dhe kontrata e shitjes u firmos në Dhjetor 2018 nga të dyja palët.

Dhe kështu historia e kompanisë që përmbushte kushtet për të cilat u fitua tenderi, do të shiste aksionet e saj me një vlerë që është më pak se 10% se sa vlera e PPP-së. Për të kuptuar se çfarë fshihet pas shitjes së këtyre aksioneve duhet të kthejmë vështrimin në aksionerët dhe kush është pas kompanisë “Primus Adriatic”. Čabrajić është një mik shumë i afërt i presidentit aktual të kroacisë, Milanoviç.

Në Kroaci, Čabrajić njihet gjërë e gjatë për aferën e floririt, një aferë e trajtuar hollësisht nga Ana Marceta në një intervistë për gazetën “Jutarni”. Ajo shpjegon aty lidhjet dhe se si nisën hetimi tatimor për tregun e floririt dhe se si ky investigim u pre kur në dokumenta u shfaq kompania e Hrvoje Čabrajić, për të cilën në Kroaci janë të bindur se kishte si “kumbar” vëllain e kryeministrit të asaj kohe, Zoran Milanovic.

Sipas të dhënave të thesarit nga buxheti i shtetit, kompania në pronësi të mikut të afërt të presidentit kroat,  ka përfituar thuajse 10 mln euro ndërkohë që implementimi i programit të fiskalizimit është shtyrë nga qeveria shqiptare.

Me sa duket miqësia e ngushtë e Ramës me Zoran MIlanoviç, sikundër dhe shërbimet e tij në lidhje me Shqipërinë, nuk kanë mbetur pa u paguar me një PPP-ë  të majme dhe që deri më sot shqiptarët nuk e kanë parë të implementohet ndonëse kanë paguar 62% të vlerës së saj.

Konsulli i Nderit i Serbisë dhe Kosovës në New York mbledh Ramën, Thaçin dhe Ahmetin në lokalet e kukurecit në Llogara

Ajo që Rama njeh më mirë se gjithçka, nuk janë institucionet zyrtare të shtetit, por fatkeqësisht tryezat jashtë këtyre institucioneve ku është më e lehtë të bëhen pazare në dëm të interesave kombëtare. Pa teklif, Rama takohet edhe në vende publike me biznesmenë, të cilët ajo që dinë të bëjnë më mirë, është tregtia.

Kjo ka ndodhur së fundmi edhe në një takim me biznesmenin, Sal Rusi, për të cilin thuhet se i ka ndërtuar edhe një vilë gjigande Ramës në New York. A mundet politika dhe interesat kombëtare shqiptare të gjejnë zgjidhje në lokalet me kukurec të Llogarasë?

Një nga familjet me influencë, ajo e biznesmenit Sal Rusi, e cila është bërë e njohur pasi ka lidhje politike në SHBA dhe u caktua konsull nderi në Nju Jork për Kosovën dhe Serbinë, po angazhohet për të lehtësuar afrimin e partive shqiptare në Maqedoni që të koordinojnë qëndrimet politike për të fuqizuar pozitën ngaqë së bashku përbëjnë 32 vota. Disa nga pjesëtarët e kësaj familje kanë mbërritur në Tiranë me avion privat nga SHBA dhe siç mësohet, kanë pasur takim në një lokal të Llogarasë me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ata kanë biseduar pikërisht për rrugët e gjetjes së një baze të përbashkët dialogu. Më pas, ata së bashku edhe me figura të tjera të shoqërisë dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut, kanë nisur përpjekjet për të unifikuar faktorin shqiptar, ku më në fund u ra dakord për një takim të premten.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështirësitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.