Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: 25 prilli fundi i të marrëve, fundi i marrëzisë së Rilindjes së pozicionuar kundër shqiptarëve

225
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar takime me banorët e fshatit Begjunec nga ku tha se, ky fshat është shembull i braktisjes së qeverisë dhe mos investimi i Rilindjes në asnjë fshat.

“25 prilli fundi i të marrëve, fundi i marrëzisë së Rilindjes së pozicionuar kundër Shqiptarëve. 25 prilli REFERENDUM popullor! Qeveria Basha ka hartuar dhe do të zbatojë një program ku në qendër të vëmendjes është familja, është mbështetja e bujqësisë, është rritja e pagave, rritja e ndihmës ekonomike, rritja e pensioneve.”,- shprehet Mziu në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka treguar dhe detaje nga takimi.

Postimi i tij i plotë:

Begjuneci do ti japë fitoren Partisë Demokratike!
Fshati Begjunec është shembulli i braktisjes së qeverisë, është shembull se si në një fshat nuk investohet.
Në fakt Rilindja nuk ka investuar në asnjë fshat.
Në 8 vitet e qeverisjes së #bandës Rilindjes, në gjithë Dibrën, nuk janë shtruar rrugë as sa janë ndërtuar në komunën e Maqellarës gjatë qeverisjes së PD.
Mungesa e ujit të pijshëm ka qenë “refreni” që kanë premtuar socialistët përherë, por që nuk e realizuan, në fakt i mashtruan këto banorë.
Në 8 vjet asnjë metër rrugë, asnjë mbështetje për fermerët, asnjë frigorifer a pikë grumbullimi.
25 prilli fundi i të marrëve, fundi i marrëzisë së Rilindjes së pozicionuar kundër Shqiptarëve.
25 prilli REFERENDUM popullor!
Qeveria Basha ka hartuar dhe do të zbatojë një program ku në qendër të vëmendjes është familja, është mbështetja e bujqësisë, është rritja e pagave, rritja e ndihmës ekonomike, rritja e pensioneve.
#25prill_Dibra_fiton
#VOTO_PD_AN_9
#25prill_Shqipëria_fiton