Drejtues në Dibër, Mziu: Do të marrim katër mandate, Ramën e kam mundur në çdo betejë

234
Sigal

Ish-kreu demokrat i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu u caktua nga Partia Demokratike si drejtues politik i qarkut të Dibrës.

Pas konfirmimit nga Lulzim Basha, Mziu është shprehur se e ka mundur Edi Ramën dhe PS në çdo betejë dhe pret që sipas tij e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë herë. Po ashtu ai ka shprehur bindjen se opozita merr katër mandate në Dibër.

“E kam mundur Ramën dhe PS në çdo betejë, kështu do të ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë katër mandate në Dibër.

Pas konfirmimit tim, Olta Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS”, ka thënë ai në një intervistë për ABC.

Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe. Sot PD, konfirmoi Tomorr Alizotin si drejtues politik në qarkun Berat.

Deri tani janë konfirmuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, në Shkodër, Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër