Qeveria harron premtimin, anashkalon rritjen me 15% të pagës së mësuesve  por i rriti 9 %

314
Sigal

Katandiset paga e mësuesve si “kaposhi një thelë”

Paga e mësuesve nuk do të rritet me 15%, siç ka deklaruar Edi Rama me të madhe dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi.Pagat mësohet se do të rriten vetëm 10%.Ky është pretendimi i ngritur nga Sindikata e Pavarur e arsimtarëve në vend, të cilët shprehen se rritja e pagës së mësuesve nuk është reale por propagandë.36 mijë punonjës në arsim do të kenë në fillim të muajit shkurt më shumë para në llogari, por jo aq sa iu është premtuar.Nëpërmjet një ‘marifeti’ të publikuar nga Ministrja e Arsimit Rinis dhe Sporteve nga katër komponentët që përbëjnë pagën mujore të një mësuesi është rritur vetëm njëri prej tyre që konsiston me pozicionin e vendit të punës jo pagën bazë apo atë të grupit, prej vitesh të pandryshueshme.Këto të dhëna janë bërë publike nga Sindikata e pavarur e arsimit në vend, e cila shprehet se rritja nuk është reale.Përfaqësues të sindikatës shprehen se paga reale e mësuesve, apo ajo çfarë ata marrin në dorë është në kufijtë midis 9 dhe 10 për qind. Dhe jo siç Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar në datën 4 Janar nëpërmjet një statusi në Facebook dhe më herët Edi Rama.

Madje Këtë rritje, mësuesit e cilësojnë krejt të papërfillshme. pasi 9%-shi është inflacioni në vitet që nuk është indeksuar paga.

“Nuk është rritur paga 15% saç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, por paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%. Realiteti është që rritja e pagave nuk ka mbuluar dot as indeksimin e inflacionit”, tha një mësues.

Nuk munguan as akuzat se premtimet për shtesat në rroga bëhen në kohë fushate.

“Gjatë dy mandateve të kësaj qeverie pagat e mësuesve janë rritur vetëm tre herë, dhe për të treja herët është më tepër një tallje me mësuesit pasi pagat janë rritur gjithmonë në fillim të fushatave zgjedhore”, u shpreh një tjetër.