Drejtori i Institutit për Demokraci: Venecia bëri për ujë të ftohtë dhe këshilltarët ligjorë të ambasadës së BE dhe SHBA

322
Sigal

Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo thotë se raporti i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka vënë në dukje gjithë dështimin e institucioneve të drejtësisë, por dhe të misioneve të huaja në Tiranë.

Në një status të publikuar në Facebook, Gjergji Vurmo, i cili është dhe ekspert i organizatës amerikane Freedom House, deklaron se diplomatët që sugjeruan si normale zgjedhjen e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese kanë marrë një goditje të fortë nga Komisioni i Venecias.

“Opinioni i Komisionit të Venecias bën për ujë të ftohte jo vetëm Dvoranin dhe Kuvendin, por këshilltarët ligjorë të BE dhe SHBA, të cilët i sugjeruan Ambasadës së BE në Tiranë dhe asaj të SHBA se se “zgjedhja e Arta Vorpsit dhe betimi i saj tek noteri ishin normale””,- shkruan Vrumo në postimin e tij në Facebook.