Veliu paditet në Gjykatën e Tiranës

331
Sigal

Familja e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia në zonën e Liqenit në Tiranë ka depoziuar padi penale ne gjykatë kundër drejtorit të përgjithshem të policise së shtetit Ardi Veliu. Lajmin e konfirmoi avokati Lavdosh Shehu, i cili tha se, pavarësisht situatës së krijuar nuk kanë pasur asnjë komunikim institucional.

“Familjarët prisnin që e gjithë situata të shkonte duke vënë para drejtësisë punonjësit e policisë, dhe kurrsesi nuk prisnin një reagim të tillë nga ana e titullarit të institucionit. Do ti drejtohemi gjykatës së Tiranës me një padi penale për cënimin e nderit dhe të dinjitetit, që lidhet me akuzën e shpifjes dhe të ndërhyrjes së padrejtë në jetën personale të personit”, tha Shehu.

Avokati shtoi se nuk kanë informacion për atë që ka ndodhur me punonjësit e policisë që dhunuan të miturin. “Viktimat e këtyre lloj sulmeve nuk kanë besim te organet e drejtësisë”, shtoi Shehu.