Drejtoresha e Arsimit në Ballsh nuk emëron mësues një doktor shkencash

443
Sigal

SHKELJET/ Përfshihet nga skandali e “forta” e Ballshit, Sadire Hoxha. Zv/Ministrja, Malaj: “Rast flagrant, do të analizohet”

Pas publikimit të skandalit të fundit që përfshiu drejtoreshën e Arsimit në Fier, një djalë i ri nga Ballshi, ka mbërritur në redaksinë e gazetës “Telegraf” në Vlorë, me një dosje në duar, i mbushur me trishtim, pasi drejtoresha e Arsimit në këtë qytet, Sadire Hoxha nuk e ka emëruar si mësues edhe pse sipas tij ai plotëson të gjitha kriteret. Nëse nuk do të shfletonim të gjitha dokumentet që ka sjellë në dosje, do të dukej një rast i zakonshëm, një i ri me Universitet që nuk ka filluar ende jetën edhe pse ka 5 vjet që ka përfunduar studimet, sidoqë për qytetin e vogël të Ballshit, duket një paradoks. Teksa njihesh me CV e tij, vë në dyshim, nëse bëhet fjalë për Ballshin, por për Tiranën.

Rrëfimi

“Si mund të mos gjej një vend pune në Ballsh, qytetin tim të lindjes. Jam ndeshur me sjelljen brutale të drejtoreshës së arsimit, që nuk e ka kulturën për të kuptuar botën e një poeti, por më ka bërë të papërgjegjshëm. Ja dokumentet e mia, aktiviteti im studimor, pa mundur të punësohem”. Ndër të tjera në dosjen e tij është edhe një shkresë zyrtare e Prof. Gjovalin Shkurtaj, që tregon se, Sokol Hysenaj po kryen studimet për Doktoraturë pranë departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Tiranë. Në të gjitha nivelet e studimeve, ka dalë shkëlqyer. Ka edhe dokumente të tjera që tregojnë aftësitë e këtij të riu, që është i vetmi me këto atribute e vlera në qytetin e Ballshit. Pas çdo kërkese që bën Sokoli, përgjigja e drejtores Hoxha është e njëjtë: Nuk ka vende pune. Sokoli ka kërkuar të shkojë edhe në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, që është i përshtatshëm për të punuar me talentet e reja, sepse është shkrimtar, por zonja Sadire, ka vendosur në atë vend një zonjë, që ka mbaruar për rusisht (?!).

Zv.Ministrja Nora Malaj: Një rast, i paprecedent!

Pasi është njohur me rastin, Malaj ka reaguar ashpër, duke e cilësuar si rast të paprecedent sjelljen e drejtoreshës së Arsimit të Ballshit. Ajo ka vendosur të bëjë ballafaqimin e rastit, për të shkuar më pas në masa për shkeljet që janë bërë. Nga ana tjetër do të bëhet publike një listë e gjatë e të emëruarve të zonjës Hoxha në sektorin e arsimit, ku mësues memecë, pa arsim përkatës, marrin pagat edhe pse nuk shkojnë në mësim. Safire Hoxha, drejtoresh e Arsimit në Ballsh banon në një fshat dhe vjen gjithmonë me vonesë në punë, që e sjell bashkëshorti i saj, që e përdor si shofer. Ajo është e “forta” e Ballshit, pasi ka mburojë Kryetarin e PD-së së qytetit, një biznesmen, që është edhe kryetari i komunës. Porosia është: Të emërohen militantë, pavarësisht se nuk i kanë kriteret!

DOSJA

-Në vitet 2009-2010 pranë Filologjikut në Tiranë , dega Gjuhësi

-Ka mbrojtur Master Profesional Redaktori.

-Në vitin 2011 dhe në vazhdim pranë po këtij fakulteti është në përfundim të Masterit shkencor

-Është autor i 4 librave:

-“Lulet e Parmasit” viti 2008

-“Brengë e shpresa”  viti 2000

-“Tinguj rinore” viti 1999

-“Gonxhe e këputur” vitit 1998

-Në vitin 2004: Anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve

-Në vitin 2008: Anëtar i Akademisë Europiane të Arteve

-Zotëron gjuhët italisht dhe anglisht.

-Përdorues në shkallën më të lartë të Kompjuterit.