“Drejtësia”, ambasadorja gjermane: 7 ligjet të zbatohen sa më shpejt

215
Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sussane Schutz, është shprehur se miratimi i reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm që do ta çojë Shqipërinë drejt integrimit në BE. “Është një gjë shumë pozitive që reforma u miratua. Por tani, më i rëndësishëm tani është zbatimi i reformës. Mirë do ishte që 7 ligjet të kalonin menjëherë me reformën, sepse miratimi i reformës është hap pozitiv drejt integrimit. E përsëris, 7 ligjet të zbatohen sa më shpejt dhe të kalohen në Parlament”. Sipas Schutz, “ky është një hap i rëndësishëm dhe reforma nuk duhet të mbetet vetëm në letër”.