Dr. Petrit Vargu/ Përse haraçin duhet ta paguajnë vetëm mjekët?

483
Sigal

Gazeta Telegraf/


Dr. Petrit Vargu

 

Përse haraçin duhet ta
paguajnë vetëm mjekët? Përse për disorganizimin total në shëndetësi, duhet të
paguajnë vetëm mjekët që bëjnë roje? Nëse Sanatoriumi thotë që nuk ka asgjë nga
mushkëritë dhe të shkojë në spital tjetër, a ka fajtorë? Akoma nuk u mor vesh që
ai tashmë është një spital rajonal dhe nuk mund të sillet më si instituti
pneumologjik i Shqipërisë. Sa lekë paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për
ndryshimin e këtij institucioni duke marrë personel shtesë? Mos vallë është
faji i mjekëve të Maternitetit që në reparte të tëra në QSUT bëjnë roje
specializantët, qofshin edhe në vit të dytë, kur akoma nuk kanë hapur 30 për qind
të librave që duhet të hapin? Mos vallë është faji i mjekëve që sistemi i ri i Urgjencës,
do të fillonte në qershor, por akoma nuk ka shenja jete? Mos vallë e kanë fajin
mjekët e Maternitetit që Urgjenca e QSUT-së nuk është bashkuar me Kirurgjinë, por
çuditërisht me Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë (kundër masterplanit të Bankës
Botërore)? Pa lidhje fare, vetëm se kështu dëshiron baroni i mjekësisë. Nëse
masterplani do të zbatohej dhe nëse diagnoza që përflitet në shtyp është
rupture e splenit, fati mund të ishte dhe ndryshe. Kolegë të dashur! Nëse keni
bërë gabim në punë, jam i sigurtë që të tjerët kanë bërë faj. Por çuditërisht në
këtë vend dënohet gabimi dhe jo faji. The show goes on…