U zhvillua Kampionati Kombetar i Notit i Femijeve nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Notit. Ekipi “Butrinti” me vajzat dhe djem të qytetit të Sarandës shkëlqyen me performancën e tyre.
I ndoqa garat me shumë dëshirë dhe pashë 30 kampion nga Saranda që morën çmime, medalje, certifika, vetëm falë punës së tyre të palodhur dhe drejtimit profesional dhe serioz të trajnerit të nderuar Stefan Shendi.
Fatkeqësisht mbështetja për ta nga Bashkia është shumë e vogël dhe e papërfillshme në krahasim me nevojat që kanë këta djem dhe vajza premtues.
Mjafton ti shikoje që nuk kishin as uniformë me emrin e ekipit Butrinti, sikurse e kishin skuadrat e tjera pjesmarrëse.
Duhet punë dhe përgjegjësi nga institucionet që sic na bëjnë krenar këta fëmijë të talentuar dhe ata të ndjehen krenar me trajtimet dhe mundësitë që duhet të japin institucionet shtetëtore që e kanë për detyrë.
Suksese talenteve të reja në rrugën e tyre



















