Dr. Ina Zhupa: 2 Marsi i gjithë shqiptarëve! Të hënën në shesh me Presidentin!

955
Sigal

Dr. Ina Zhupa
Zëdhënse e Partisë Demokratike

Thirrja e Presidentit të Republikës nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë thelbin e shtetit ligjor dhe demokratik që është Kushtetuta. Une si qytetare do e mbeshtes pa hezitim. Cdo e drejte dhe cdo liri eshte ne rrezik per aq kohe sa nuk kemi nje gjykate kushtetuese funksionale sipas parimeve edhe rregullave qe kerkon vete Kushtetuta.

Kapja e gjykates kushtetuese do ishte fundi i demokracise te fituar nga levizja studentore e mbarepopullore 29 vjet me pare. Gjithmone ju kam thene studenteve qe tranzicioni nuk eshte thjesht periudha qe te con nga diktatura ne demokraci, kjo periudhe e keqperdorur nga politikane te mbrapsht dhe me mos reagimin qytetar mund te na coj ne nje diktature te re neokomuniste. Jo vetem sepse ata qe udheheqesin sot jane de facto trashegimtare biologjik e trashegimtare politik te Partise Komuniste por sepse metodat dhe menyrat e qeverisjes jane modernizim i metodave te atehershme.

Kush na mbron nese miratohet nje ligj qe na shkel te drejtat tona dhe lirite tona? I vetmi institucion eshte gjykata kushtetuese! Mos ekzistenca e saj eshte dhune vazhdueshme mbi qytetaret, duke ju pamundesuar te drejtat. Ndersa kapja e saj nga nje shumice qe sot ka kapur cdo institucion dhe qeveris me krimin dhe drogen do ishte shtypje perfundimtare mbi lirite edhe te drejtat e qytetareve.

Si qytetarë jemi te vetëdijshëm që kushtetuta është shkelur, reforma ne drejtesi ështē kapur, shteti ligjor ka marrë fund! Kjo duhet te na bej qe ta mbështesim thirrjen e presidentit per manifestimin e 2 Marsit. Nuk është protestë politike që të jenë flamujt tonë partiake, edhe të ndahemi me njëri tjetrin ne shqiptaret! Ështe protesta e çdo shqiptari, të majtë, e të djathtë, me cdo parti e pa parti, që duan demokracine dhe shtet ligjor.