Parlamenti Holandez ktheu vizat për Shqipërinë, ja çfarë njofton Ambasada e Holandës në Tiranë

599
Sigal

Lajmi i keq i ditës sot për shqiptarët është votimi i Parlamentit Holandez për të vendosur rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Ky lajm ka sjellë edhe reagimin e opozitës në vend që e ka bërë fajtor qeverinë Rama për atë që ka ndodhur.

Orët e fundit ka reaguat edhe Ambasada e Holandës në Tiranë.

Kjo ambasadë shkruan se rikthimi i vizave është votuar në Parlament, por ende nuk është vendosur nga qeveria holandeze.

‘Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë:

Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.

Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.”, njofton Ambasada e Holandës në Tiranë.