Dr. Ina Zhupa: 17 mln euro taksa i merren vetëm profesioneve të lira. Më 12 nëntor do dalim në shesh!

149

“Keni ndërtuar agjencinë tuaj të mediave, e cila me këtë buxhet merr 1.17 miliard lekë, për like dhe share në facebook. Ministri i propagandës Fuga nuk denjoi as të vinte në komision, e dini justifikimin; janë shumë pak para, është shumë pak buxhet, pse do vijmë neve tha zv. drejtori që erdhi për të zëvëndësuar Fugën.”

Sigal

Ky buxhet fatkeqësisht i shkon një shprehje: “Bir Selmani i nënës, kë të qajmë më parë”. Në të gjitha fushat është beter. Retorikës suaj që buxheti është dyfishuar në fakt i përgjigjet një e vërtetë. Po, janë dyfishuar të gjitha barrat që i bien qytetarëve, paratë që ata japin për arkën e shtetit, se buxheti i shtetit janë paratë që jepen nga TVSH, nga taksa dhe nga njerëzit, nga njerëzit e varfër. Ato po, janë rritur! Por kthimi mbrapsht tek ata në investime, në paga, në pensione, ajo jo. Ajo nuk është dyfishuar dhe është larg rritjeve reale asnjë indeksim i inflacionit real në këtë vend! Ndaj fatkeqësisht jemi këtu duke diskutuar: njëra palë që flet për qytetarët dhe pala tjetër që flet për një luftë, e cila është lufta e oligarkëve ndaj qytetarëve. Nuk ka lidhje fare as me dy retorikat tuaja të zakonshme, ‘ tërmeti dhe pandemia’! Jo, ka të bëjë me filozofinë tuaj që paratë do t`i ndani me klientët, me oligarkët dhe nuk do t’i çoni për qytetarët. 156 milion euro për t’i paguar nga gjyqet e humbura të Shqipërisë në arbitrazh. Dhe pse e përmend këtë? Sepse pritet që nga ky buxhet apo nga buxheti i viteve të ardhshme kjo kosto të rritet edhe më shumë për shkak të padrejtësive që bëni. Do t’i humbin gjithë shqiptarët që do duhet t’i paguajnë kapriçot tuaja. Gjyqi tjetër do të jetë gjyqi që ka nisur dhe që ka pranuar fillimin e padisë, gjyqi i Radio Televizonit ORA, një mbyllje për një kapriço tuajën që e keni çuar në konfiskim dhe ku kërkohen 130 milion euro, që prapë do t`i paguajmë ne shqiptarët. Siç thatë atëherë, asnjë lek nuk do të paguajmë ne për Bechetin, prapë një kapriço e Edi Ramës dhe kush po i paguan? I paguajmë ne shqiptarët, ato para që mund të ishin për rrogat tona. Do t’i paguajmë, sepse juve nuk ju pëlqen media e lirë, do t’i paguajmë, sepse juve nuk ju pëlqen kur media thotë të vërtetën, por t’i shërbejë vetëm pushtetit. Dhe nga ana tjetër keni ndërtuar agjencinë tuaj të mediave, e cila me këtë buxhet merr 1.17 miliard lekë, për like dhe share në facebook. Ministri i propagandës Fuga nuk denjoi as të vinte në komision, e dini justifikimin; “janë shumë pak para, është shumë pak buxhet, pse do vijmë neve tha zv. drejtori që erdhi për të zëvëndësuar Fugën. Në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku unë jam anëtare, për herë të parë ndryshe nga tradita e Komisionit, ndryshe nga ajo që po them qasja proaktive ndaj grupeve të ndryshme të interesit, për herë të parë u votua me dorën lart kundër sindikatave që të vinin të flisnin për buxhetin. Sepse kartoni i ka zëvendësuar të gjitha këto dhe jo vetëm kaq, por Ju dje bëtë leckë dhe fërtele kodin e etikës këtu me kryeministrin tuaj. Dhe na legjitimuat këtu që çdo fjalë e thënë këtu është e amnistuar, sepse ka thënë ai të zezën dhe kur nuk reaguam për atë, s`keni më asnjë moral, asnjë të drejtë dhe asnjë rregullore që mund të reagoni për çdolloj fjale që mund të përdoret këtu me të drejtë kundër Jush. Sigurisht, këto nuk janë të vetmet fusha që vuajnë në Shqipëri. Pedagogët, mësuesit, studentët, të rinjtë, nxënësit, fëmijët janë ata që nuk e gjejnë veten në asnjë vend në këtë buxhet, por në fakt janë ata që do ta gjejnë veten të shumtë, të fuqishëm në shesh më 12 nëntor në orën 16. Do të jenë në shesh për të protestuar për dinjitet, për të protestuar që kjo Shqipëri të bëhet e jetueshme. Për të protestuar që paratë e tyre të jenë para që shkojnë për ta dhe për fëmijët e tyre.

“17 milion euro efekti në buxhet nga paratë që do t’i merrni pikërisht këtyre profesionistëve të rinj, 17 milion euro për ata janë shumë, sepse është buka e familjeve të tyre, kurse për ju janë sa 1 kilometër autostradë e vjedhur.”

Të shumtë do të jenë në shesh profesionistët e rinj, mjekët, noterët, farmacistët, dentistët. Pse?  Sepse nga 0, ju e keni çuar në 23 % tatim që t’i paguajnë ata. Ata të cilët nuk kanë ndonjë ndryshim me biznesin e vogël të lagjes. E dini çfarë ndryshimi kanë? Kanë se ndryshe nga biznesi i vogël i lagjes që mund ta ndërtojë kushdo me pak vullnet dhe pak punë, ata kanë bërë edhe një barrë me shkollë dhe kanë harxhuar një barrë para për profesionin, për t’i shërbyer njerëzve dhe ju i trajtoni si njerëz që duhet të goditen dhe ata janë të parët që ikin nga Shqipëria si njerëz, të cilët duhet të paguhen miliona për Ju. Pse? 17 milion euro efekti në buxhet nga paratë që do t’i merrni pikërisht këtyre profesionistëve të rinj, 17 milion euro për ata janë shumë sepse është buka e familjeve të tyre, kurse për Ju janë sa 1 kilometer autostradë e vjedhur. Dhe ky është buxheti juaj. Do të doja shumë të ishte Ministrja e Kulturës, sepse dua t’i kushtoj minutin e fundit edhe kulturës, ku gjithë shqiptarët do të jenë aty në protestën e 12 nëntorit edhe për Butrintin, edhe për pasurinë tonë kulturore që vidhet çdo ditë, edhe për trashëgiminë tonë kulturore, sepse përveç 2.1 milion euro që i pranoi me zë dhe figurë Ministrja që i kalohen koncensionarit të Butrintit dhe vetëm këtë vit janë mbledhur 500 mijë euro nga turizmi në Butrint dhe kjo i kalon koncensionarit me gjithë restaurimet që Ju merrni miliona, keni shkatërruar dhe përqëndruar trashëgiminë kulturore si rasti Kafes Madhe që ishte në Shkodër që sot jeni në prokurori. Harxhoni miliona për të shkatërruar trashëgiminë tonë kulturore, për të shkatërruar atë që është identiteti jonë i të qenurit shqiptarë. Shqiptarët po largohen, trashëgiminë po jua shkatërroni dhe në fund çfarë do të ngelet nga Shqipëria. Ndaj ne sot bëjmë një thirrje, do të reagojmë, do të reagojmë gjithë së bashku në shesh, do të reagojmë ndaj këtyre padrejtësive, do të reagojmë ndaj këtij buxheti që nuk jep asgjë për qytetarët. Më 12 nëntor, në orën 16:00 para Kryeministrisë!