Dr. Zekri Palushi: Nëse protestuesit e Sri Lankës triumfuan, edhe ju do të triumfoni

167
Sigal

Sigurisht që ju, nesër do të ngriheni herët në mëngjes, me një mendim të vetëm në kokë, për t’u rrjeshtuar në protestën më të rëndësishme, historike, në jetën tuaj, dhe të kombit tonë. Si protagonist të kësaj proteste, sigurisht që ju do të ndjeheni krenar, e njëherësh, vetvetiu do t’ju lind pyetja, ‘’A do të fitojmë’’!

Jo vetëm unë, por e gjithë Diaspora Shqiptare, të mbështetur në rezultatet e shumë protestave të mëparshme, (organizuar në vende të ndryshme të botës), së fundi, atë të Sri Lankës, mendojmë se fitorja juaj do të jetë më se e sigurt.

Ju kujtoj se Sri Lankasit, në mars, 2022, ndërmorën një protestë masive, kundra qeverisë së tyre, e cila, si pasojë e një keq-menaxhimi, e çoj vendin në një krizë ekonomike, ku u përfshinë, inflacioni, ikja e dritave, mungesa e karburanteve, mungesa e ushqimeve esenciale, …Megjithatë, kërkesa kryesore e protestuesve ishte, dorëheqja e presidentit Gotabaya Rajapaksa, me të gjithë administratën e tij. Shumica e protestuesve e konsideronin vehten apolitik, por nuk nguruan të shprehnin pakënaqësinë e tyre, edhe ndaj opozitës. Për të mos u zgjatur në manipulimet e bëra nga burrokratët për të mbajtur pushtetin, në korrik, protestuesit okupuan Shtëpinë e presidentit, i cili u detyrua të braktisë vendin, duke ikur me bisht-nën-shalë.

Jo pa qëllim, ju solla në vemendje këtë rast, pra siç shihet është i ngjajshëm me situatën shqiptare, por për hir të së vërtetës, më duhet të them se qeveria socialiste e Edi Ramës, ia kalon me kilometra asaj të Rajapaksa-s!

Atëherë, si mos të jetë i sigurt triumfi juaj, kur gjatë rregjimit socialist narko-shtetar nga ma të korruptuarit në glob, që udhëhiqet nga egomanjaku sadistik, që nën influencën e lëndëve psiko-aktive, dhe rrjetit kriminelo-mafioz ndërkombëtar të dreq-kuqit George Soros, jo vetëm që ka lëshuar në gjunjë të gjitha familjet shqiptare, por me një taktikë globaliste, (në interes të veçantë për Serbinë), po ç’popullon me shpejtësi Shqipërinë, dhe trojet e saj.

Si t’mos fitoni kundra atij rregjimi, për të cilën faktet tregojnë se gjatë më se 8-9 viteve në pushtet, investimet më të mëdha të Edi Ramës, janë zhvilluar gjatë fushatës së zgjedhjeve, për të blerë votat, dhe paguar patronazhistët intimidues, që shantazhojnë në mënyra të ndryshme, si individ, punëtor, biznese,…!

Si të mos fitoni ndaj atij rrugaçi shpirt-lig, e barbar, që s’ju ka lënë gjë pas shpirtit, e ju poshtron çdo ditë, me fjalorin e tij, të mbushur plot me fjalë të pista, e të pakuptim!

Si të mos fitoni ndaj një ‘’udhëheqësi’’ që mbi interesin tuaj, dhe atë kombëtar, vendos interesat vetjake, dhe ato anti-shqiptare, të gatuara në guzhinën soros-jane! Në këtë guzhinë, ku është gatuar edhe vëllazërimi Rama-Vuçiç-Erdogan, sigurisht në favor të politikës serbe, e turke. Si pasojë e këtij vëllazërimi, mbi 750.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, (vetëm në vendet e komunitetit europian). Pasoja të këtij vëllazërimi janë edhe përpjekjet për destabilizimin e Kosovës, …!

Pra, ka shum-e-shumë arsye të tjera, që qeveria e Ramës duhet përmbysur një-orë-e-më-parë. Për këtë, as s’mund të pritet, dhe as s’mund të aludohet se kjo përmbysje mund të realizohet me zgjedhje të lira, mbasi, tashmë është e ditur se, nën një qeveri mafioze, zgjedhjet e lira janë një fallcitet.

E di që Partia Demokratike, dhe lideri saj, profesor Sali Berisha, po predikojnë një protestim paqësor, dhe kështu duhet të jetë, por jo për shumë gjatë. Paqja, dhe durimi, duhet të kenë një kufi, një kufi që s’varet nga protestuesit, por thjesht, ai varet nga qëndrimi i Edi Ramës. Nëse atij do t’i dhimbseshit ju sadopak, do t’i dhimbej populli, vendi, dhe kombi i tij, atëherë, gjëja më e mençur e jetës së tij duhet të ishte dhënia e dorëheqjes së menjëhershme, dhe ikjen pa gjurmë.

Ama, nëse  ai gjatë kohës, me manipulime, do të tentojë të blejë kohë, (siq bëri edhe presidenti i Sri Lankës), me shpresën se do të dijë t’ju qetësojë, atëhere, pa-durimsia juaj është e justifikushme.

Me që po flasim për durimin, unë besoj se, populli shqiptar, pa dyshim që mund të jetë populli më i durueshmi në botë, e njëherësh, populli më i poshtëruari i kohëve moderne, sigurisht, nga udhëheqësit e tij gjatë diktaturës Hoxhiane, dhe tani, nga Edi Rama. Çuditërisht, që të dy, qëlluan të jenë njerëz sharlatanë, mediokër, padinjitet, përvers, mashtrues, manipulativë, intrigues, ç’njerëzor, banal, immoral, anti-kombëtar…

Me këtë rast, nuk mund të lë pas dore edhe servilët e pa-përcipët, si Lulzim Bashën, e veçanërisht po ndalem pak tek aktori aktual, Enkejled Alibeja, një hipokrit, gjongler fjalësh, që në një mënyrë aktoreske, (mundohet të imitojë Viktor Zhustin e famshëm), me mendimin se jua hedh të gjithëve, ai po i shërben me një zell neveritës, lëvizjes së Edi Ramës për disintegrimin e PDSH. Nëse keni mjaft durim, ju sygjeroj që ta shifni vetë, në YouTube, të publikuar me 4 nëntor, ku, i ftuar nga Eni Vasili, ndër të tjera, debatonte në një mënyrë karaxhozjake, ‘’arsyet’’ e qëndrimit të tij, ndaj shumicës së demokratëve. Ai, arrin t’i thotë panelit se …” është një ndarje ideologjike, ndarje mentaliteti, ndarje konceptesh,..’’. Sa ofenduese duhet të jenë këto fjalë për të gjithë ata demokratë, që ishin shumica, dhe votuan unanimisht për rithemelimin e PD-së.

Fjalët e tij më kujtuan Hilari Klinton, që etiketoi si ‘deplorable’ (flliqësira/skandaloze), të gjithë ata që votuan për presidentin Trump. Dy fjalë do të kisha edhe për  gazetarët, analistët, dhe median shqiptare në përgjithësi. Ata shumë shpesh, mundohen të justifikojnë pikëpamjet personale, duke ilustruar argumentet e tyre (në këtë përiudhë që kombi ynë përjeton, tingëllojnë krejtësisht servile, dhe anti-shqiptare), me dyshen Amerikane, Kim-Escobar, kur, në të vërtetë, e dinë mjaft mirë se ky çift, s’është gjë tjetër, veçse një viktimë tjetër e Anthoni Blinkën, i cili në vet-vehte, s’është gjë tjetër, veçse një nga viktimat e kompromentuara nga Sorosi,-e që në emër të DASH, realizon agjenden e Elitës Globale, ku Sorosi mban një nga pozitat më kryesore. Pra, de facto, George Sorosi, është lideri në hije i Demokratëve, dhe financuesi kryesor i Partisë Demokratike Amerikane. Mos harroni se Soros është edhe zv. i Klaus Schëab…, (kryetar i Forumit Ekonomik Botëror), që premton se nga viti 2030, njerëzit s’do të zotërojnë prona private, por do të jenë të kënaqur.

Sorosi, nëpërmjet organizatës së tij dhe Edi Ramës,-që herët kanë filluar të mbjellin farën e shkatërrimit tonë kombëtar. Dhe bash prej mbirjes së kësaj fare, vendi ynë ka arritur në këtë pikë, sa ju, me të drejtë, s’mund të duroni më, prandaj nesër do të jetë dita më e shenjtë e jetës suaj.

Unë ju garantoj të gjithëve se s’është Amerika, apo DASH-i zyrtar, që urren Sali Berishën,- por janë pikërisht Sorosjanët e Elitës Globale, që urrejnë Amerikën, Shqipërinë, dhe të gjithë civilizimin botëror. Këto pra duhet të analizohen me hollësi, profesionalizëm, e patriotizëm. Në këtë drejtim, të gjithë shqiptarët duhet të jenë konservatorë, të mblidhen e t’i dalin për zot vendit, sa s’është tepër vonë.

Më pëlqen t’ju kujtoj një shprehje të Albert Einstein ‘’Bota nuk do të shkatërrohet prej atyre që bëjnë keq, por prej atyre që e shohin këtë, dhe s’bëjnë asgjë’’.

Pra, të dashur bashkatdhetarë, do të ishte mjaft e turpshme, dhe krejtësisht e pajustifikueshme për të gjithë ata që ndjehen shqiptar, që të vazhdojmë të luajmë, kur anija jonë, është duke u fundosur me shpejtësi.

Duke ardhur nga fundi, ju kujtoj protestuesve të nderuar, dhe veçanërisht demokratëve se, me rrëzimin e Edi Ramës, merr fund edhe grupi i termiteve të Alibeajt.

Më duhet t’ju kërkoj falje, por ne, të gjithë, duhet të falenderojmë, këte herë, Sorosin, që në një kohë tepër të vështirë për demokratët shqiptar, (pa e ditur as ai vetë), krijoi rrethana krejt të pazakonshme, për të na sjellë në shteg Sali Berishën, e njëherësh, ju ftoj që të gjithëve që të lutemi për jetën në rrezik, të këtij burri tepër fisnik, që me një guxim, të jashtëzakonshëm, e patriotizëm të veçantë, mori përsipër këtë mision me vlera tejet jetike, për vendin, popullin, dhe kombin tonë.

Të dashur protestues të nderuar, po e mbylli këtë shkrim, duke ju përcjellur mbështetjen e plotë të Komunitetit Shqiptar të Australisë, dhe respektin tonë të madh, për kontributin tuaj në këtë mision të shenjtë kombëtar, për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky rrezik, që e ka kaplluar.

Nesër ju do të jeni heronjtë e ditës, dhe kombi do t’ju jetë mirënjohës për jetë.