Dr. Erion Dasho: Shqipëria e fundit në botë, ka bërë 0,5% vaksinimin

272
Sigal

Dje Borati u shpreh optimist se sezoni veror do të na gjejë të hapur. Borati ka të drejtë. Vetëm gjatë muajit shkurt, u diagnostikuan dhe raportuan zyrtarisht 1%  popullatës së Shqipërisë. Realisht duhet të ketë qenë të paktën 4 ose 5 fishi. Në se llogaritim që kjo situatë vazhdon prej nëntorit dhe do të vazhdojë edhe të paktën gjatë marsit, rreth 30-40% e popullatës do të kenë imunitet natyror. Në se variantet e reja rë COVID-it do t’i nënshtrohen të njëjtës ligjësi sezonaliteti si varianti bazë gjatë verës 2020, një verë e qetë është më se e mundur. Por, dardha e ka bishtin prapa! Së pari, kujt do t’i dedikohet kjo verë e qetë dhe, së dyti, me çfarë çmimi do të arrihet qetësia e premtuar? Vaksina nuk do të ketë asnjë rol! Deri tani boratët kanë sjellë rreth 30 mijë vaksina dhe po diskutojnë për rreth 50 mijë të tjera, mjaftueshëm për të vaksinuar midis 1 dhe 2% të popullatës. Efekti i saj në ngadalësimin e përhapjes së epidemisë është i papërfillshëm, krahasuar me imunitetin natyror. Çmimi me të cilin po arrihet imuniteti natyror është i frikshëm. Afërsisht 6 mijë vdekjet nga COVID në 2020 dhe mijëra të tjerat që priten vetëm gjatë muajve të parë të 2021-it flasin për një katastrofë njerëzore të paprecedentë! Borati nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për “kontroll” të epidemisë sot, ose për verë të “qetë” nesër. Këto po vijnë natyrshëm, sikur Shqipëria të ishte xhungël dhe jo një vend europian, me kosto të pallogaritshme për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. E vetmja gjë që Borati duhet të bëjë, në fakt, është të japë llogari për mënxyrën që u shkaktoi shqiptarëve.

 Najada Çomo kandidate për deputete e PS

Shefja Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.  Kryeministri Rama, e prezantoi në  programin “Shëndetësia që duam” dhe tha si ka shtrirë dorën e lutjes “komandantes së vijës së parë të zjarrit”, pasi zëri i saj i duhej Parlamentit. “Mbasë është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër, duke marrë parasysh se në këtë udhëkryq Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, të jeohjë zërin, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vet skuadrën tonë.

Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

Dje edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, njëherësh edhe pjesë e Komitetit të Ekspertëve, Skënder Brataj ka deklaruar se do ta vlerësonte shumë nëse i bëhej një ftesë nga politika. “Nuk më kanë bërë ftesë për deputet. Do e vlerësoja”-është shprehur Brataj. Duket se një pjesë e mjekëve shqiptarë, në këtë kohë pandemie mendojnë t’i shërbejnë politikës dhe jo popullit.