Dosja 339/ Presidenti Meta me një mesazh të fortë

320
Sigal

Presidenti Ilir Meta,komentoi edhe arrestimet e bëra së fundmi nga SPAK në kuadër të dosjes 339.

“Kjo është një dosje që duhej shteruar me kohë, përfshi edhe SPAK-un, e cila duhej të kishte pasur me kohë rezultatet e saj sepse është kërkesë e BE, e Bundestagut gjerman, është një nga kushtet.

Jam dakord me vlerësimin që i ka bërë ish-presidenti Bujar Nishani kësaj çështje,” tha Meta.

Ai lëshoi një mesazh ndaj të gjithë kriminelëve që të mos angazhohen duke ofruar shërbime për partitë politike.

“Dua t’u bëj të qartë të gjithë banditëve që të mos ofrojnë shërbime për forcat politike sepse ka nisur monitorimi në të gjithë vendin,” tha Meta.

Ai po ashtu u kërkoi edhe drejtuesve të policisë që të bëjnë kujdes dhe të ngrihen në lartësinë e detyrës për të hetuar dhe parandaluar krimet zgjedhore.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama u pati kërkuar forcave të rendit që të mbledhin vota për partinë e tij.