Dorëheqja e Tahirit, Balla: Vendim personal, s’ka lidhje me PS

489
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi opozitën ditën e sotme se po hedh baltë mbi imazhin e Shqipërisë. Madje Balla foli dhe për vendimin e heqjes dorë nga mandati i ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në dalje të Kuvendit të Shqipërisë, ai tha se “ky është vendim terësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë plotësisht. Dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e gjashtë muaj më përpara se kjo është një cështje mes Saimir Tahirit he drejtësisë, as e jona dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në cdo rast dhe mudënsi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e rradhës”.
“Çdo gjë që ne përpiqemi ta ndërtojmë ditën, këta mundohen ta shkatërrojnë natën, në një betejë sabotuese. Duan të prishin sa më shumë punë në imazhin e Shqipërisë për vendimin e Këshillit Europian në qershor.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Jam shpresëplotë që do të gejndet edhe miratimi i vendeve anëtare. Kjo përpjekje e përditshme e Saliut, Lulit dhe Monikës dhe atyre pak që i rrethojnë për t’i prishur punë Shqupërisë me baltën e gojën e shthurur nuk e rrezikon avenirin europian të Shqipërisë,” tha Balla.
Sigal