Donald Trump u betua si president i 47-të i SHBA! Presidenti Begaj e përgëzon: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë

55
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begar ka uruar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X” presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Teksa e përgëzon për postin e rëndësishëm që Trump mori sot zyrtarisht, Begaj thekson se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.

“Urime të ngrohta për Donald Trump, i cili u betua si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shkruan Begaj në rrjetin e tij social.