Dokumentet e Pronësisë nga e Hëna jepen në zyrat e Noterit, Manjani: Lufton abuzimet

434
Shërbimet e ofruara nga zyrat e regjistrimit të pasurive tashmë kalojnë pranë noterëve. Me firmosjen e marrëveshjes nga kjo e Martë, të gjithë noterët në vend duke nisur nga Tirana do të ofrojnë certifikatat e pronësisë pa qenë nevoja që qytetarët të paraqiten në hipotekë.
“Radhët e gjata, stresi i ngarkesës në punë..etj, sjellin problematike të ndryshme deri në abuzime. Duke i alokuar disa veprime, 27 për saktësi zyrës së noterit i japim mundësi qytetarëve që marrin në kohë të shpejtë dhe pa radhë përgjigjen e tyre dhe mënjanojmë abuzimet e mundshme”, nënvizoi Kreu Ministrisë së Drejtë Ministri i Drejtesise Ylli Manjani
Në total janë 27 shërbime të cilat deri më tani ofroheshin në sportelet e hipotekës që kalojnë pranë Noterit, ndërsa për kreun e dhomës së noterisë Mimoza Sadushi kjo sjellë lehtësim jo vetëm për publikun por për një sërë institucione.
“Më lejoni t’ju bëjë me dije se 27 shërbimet do të bëhen online dhe maksimumi i përgjigjes do të vij brenda 5-së ditëve. Më lejoni t’ju sqaroi se kjo mënyrë e të punuarit do të jetë me kostot e Zyrës së Shërbimit Regjistrimit të Pasurive, pra pagesa do të jetë e njëjtë. Gjithashtu duhet të dini se përmes kësaj mënyre, specialistët në Zyrën e Regjistrimit janë të monitoruar në punën e tyre. 
Për të aplikuar mjafton vetëm karta e identitetit e personit. Do regjistrohet emri zyrës noteriale nga ku aplikohet dhe ZRPP-ja kontakton vetëm me noterin, noteri më pas me qytetarin. Janë 27 shërbime, si marrja e vërtetimit të pronësisë, transaksion dhe regjistrim online i pronësisë, regjistrimi trashëgimisë online dhe pajisja me dokumentin përkatës…etj. Po ashtu ne do të vlerësojmë dhe punën e specialistëve, të cilët duhet të jenë të saktë kur raportojnë për problematika të ndryshme mbi pronën, të cilat ne si noter mund ti vlerësojmë juridikisht më profesionalisht se qytetarët, që nuk e kanë inforamcionin e duhur dhe na lind e drejta për të ngritur dhe padi penale nëse do të jetë e nevojshme”,- tha Sadushi.
Me aplikimin e sistemit të dixhitalizimit të sporteleve dhe shërbimeve të hipotekave tashmë një certifikatë pronësie, rifreskim i saj apo transaksion me bankat kryhet në pak minuta krahasuar me 15 ditë kohë që duhej me sistemin manual ku qytetari aplikonte pranë zyrave të pasurisë. 
Sigal