‘Dokumente të reja për inkriminimin e Mark Babanit të Rilindjes’

526
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha nga Shkodra ku ndodhet në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve se do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura nga selia blu ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës Mark Babani.

Bardhi tha më tej se opozita do të vazhdojë protestat duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.

Ai tha se PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike i kërkoi më datën 10 shtator Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e Mark Babanit, kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi sipas selisë blu dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.