“Kreu i SPAK, hetues i diktaturës komuniste”- Agron Tufa: Imagjinoni se me çfarë drejtësie do të…

488
Sigal

Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, thotë se kreu i SPAK i zgjedhur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është hetues i periudhës së diktaturës komuniste.

Arben Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP-së, pavarësisht së në mbledhjen e mëparshme të këtij institucioni ishte renditur i pari me pikë Altin Dumani.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!
Ka vend një pyetje këtu:
– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos valle ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?
Per këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten
Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”
Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë”
, shkruan Tufa në facebook.

Aktualisht, ai ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar azil politik bashkë me familjen, ndërsa vazhdimisht ka denoncuar që ish-hetues dhe ish-sigurimsa të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.

tufa